BE s’bie dakord për samitin me Putinin

09:33 25/06/2021

Kundërshtojnë takimin Polonia dhe vendet Baltike

Është ende e paqartë kur Bashkimi Europian do të zhvillojë samitin e propozuar nga Franca dhe Gjermania me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Udhëheqësit e BE-së dështuan të marrin një vendim pasi Polonia dhe vendet Baltike thanë se do të dërgonte mesazhin e gabuar ndërsa marrëdhëniet Lindje-Perëndim përkeqësohen.

Pasi Presidenti amerikan Joe Biden u takua në Gjenevë me Presidentin rus Vladimir Putin, homologu i tyre francez Emmanuel Macron tha se një samit i ngjashëm me BE të ishte “një dialog për të mbrojtur interesat tona“. Ai këmbëngul se BE-ja nuk mund të jetë reaguese në diplomacinë e saj me Rusinë. Samiti i fundit i BE-së me Putinin u mbajt në Janar 2014.

Por pas bisedimeve që zgjatën deri natën vonë në Bruksel, 27 udhëheqësit e BE nuk arritën një marrëveshje, tha Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila merr pjesë për herë të fundit në këtë samiti të BE-së.

Sot ishte e pamundur të marrin një marrëveshje për samitin me Ruisnë, por e rëndësishme është vazhdimi i dialogut. Personalisht dua që të hidhen hapa më të mëdhenj në këtë drejtim“, tha Merkel.

Takimet e nivelit të lartë BE- Rusi ndaluan pasi Moska aneksoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës në Mars 2014 dhe Perëndimi vendosi sanksione ekonomike dhe politike.

Në fokus të takimit të udhëheqësve të BE-së ishte edhe ligjin hungarez kundër komunitetit LGBT. Udhëheqësit europianë reaguan ashpër dhe lëshuan një deklaratë të përbashkët kundër Kryeministrit Victor Orban. Kryeministri holandez Mark Rute tha se me këtë ligji Hungaria nuk ka vend në BE.

Klan News
















Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *