BE shton në listën e efekteve anësore të vaksinës AstraZeneca çrregullimin e rrallë neurologik, çfarë duhet të dimë mbi sindromën Guillain-Barre

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka shtuar një çrregullim jashtëzakonisht të rrallë neurologjik, sindromën Guillain-Barre (GBS), në listën e efekteve anësore të mundshme të AstraZeneca kundërCOVID-19.

EMA njoftoi sot se 833 raste të sindromës janë raportuar pasi 592 milion doza të vaksinës u dhanë në të gjithë botën deri më 31 korrik.

Sipas Reuters, EMA e kategorizoi këtë efekt anësor si “shumë të rrallë”, që është frekuenca më e ulët që mund të ketë një efekt anësor.

Agjencia vuri në dukje se përfitimet e vaksinës AstraZeneca ende tejkalojnë rreziqet.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së (FDA) ka lëshuar një paralajmërim se GBS është një efekt anësor i mundshëm i vaksinës Johnson and Johnson. Të dy vaksinat përdorin teknologji vektoriale dhe shoqërohen me raste të rralla të koagulimit të gjakut.

EMA gjithashtu shtoi efekte anësore më të padëmshme në vaksinat Johnson and Johnson, Moderna dhe AstraZeneca, të tilla si dhimbje në krahë, këmbë dhe bark dhe simptoma të ngjashme me gripin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *