
21:48 01/06/2021
Po përgatiten edhe ndëshkime ndaj zyrtarëve të lartë të aviacionit
Bashkimi Evropian po përgatit sanksione ndaj linjës ajrore kombëtare të Bjellorusisë Belavia dhe zyrtarëve të lartë të aviacionit bjellorus.
Sipas asaj që raporton Reuters ky vendim vjen pas arrestimit të gazetarit dhe të dashurës së tij në 23 Maj pasi autoritetet e Minskut detyruan në mënyrë të jashtëligjshme të ulej një avion i Ryanair të linjës Athinë-Vilnius për të arrestuar një gazetar opozitar ndaj regjimit të Lukashenkos.
Ngrirja e aseteve dhe ndalimet e udhëtimit janë pjesë e një pakete sanksionesh të reja. Qeveritë europiane të cilat përshkruan incidentin si sulm të shëmtuar të dyfishtë ndaj disidentëve politikë dhe lirisë së shtypit kanë deklaruar se ata po vendosin gjithnjë e më shumë në shënjestër sektorë që luajnë një rol qendror në ekonominë e Bjellorusisë, duke ndëshkuar presidentin bjellorus. Ato mund të përfshijnë shitjen e bonove, sektorin e naftës dhe potasiumit, një eksport i madh bjellorus.
Para vendosjes së sanksioneve të tilla ekonomike, blloku pritet të bjeri dakord deri më 21 qershor kur takohen ministrat e jashtëm të BE. Britania që nuk është më pjesë e BE, ka pezulluar lejen ajrore për transportuesin kombëtar të Bjellorusisë, Belavia.
Emrat pritet të përfshijnë zyrtarë të lartë të ministrisë së mbrojtjes dhe transportit të Bjellorusisë, ushtarakë nga forca ajrore, zyrtar të lartë të aeroportit të Minskut dhe zyrtarë të lartë te aviacionit civil.
Që prej goditjes së protestave pro-demokracisë vitin e kaluar, Lukashenko i ka rezistuar tre raundeve të mëparshme të sanksioneve të BE dhe masave të ashpra të SHBA e cila shumë herë ka përfshirë në listën e zezë zyrtarët bjellorus që të udhëtojnë ose të bëjnë biznes në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al