BE: Solidaritet me Shqipërinë për përballimin e pandemisë

14:13 06/11/2021

Komisioni Evropian livroi pagesën e dytë prej 90 milionë eurosh si ndihmë makro-ekonomike për Shqipërinë në kuadër të programit financiar për pasojat ekonomike të pandemisë.

Komisioni Evropian, (KE), në emër të Bashkimit Europian, (BE) lëvroi 90 milionë euro, të premten, ( 05.11) si ndihmë makro-ekonomike për Shqipërinë në kuadër të programit “Ndihmë Macro -Ekonomike Covid-19”, të përbërë prej gjithsej 180 milionë eurosh. Delegacioni i BE në Tiranë theksoi në një njoftim për shtyp, se kjo shumë është “pjesë e paketës së këtij programi prej gjithsej 3 miliardë eurosh për gjithë vendet partnere të zgjerimit dhe fqinjësisë për t’i ndihmuar ato që t’i përgjigjen ndikimit ekonomik të pandemisë COVID-19.”

Komisioneri i BE për Ekonominë, Paolo Gentiloni është shprehur, se “ky disbursim është një demostrim i solidaritetit të BE me popullin shqiptar por edhe i angazhimit të Shqipërisë për të përmbushur axhendën e rëndësishme të reformave të rëna dakort me KE”, thuhet në njoftimin për shtyp. Në kontekstin e kësaj ndihme, Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, citohet të ketë “përgëzuar Shqipërinë për përmbushjen me sukses të kushteve të marrjes së ndihmës makro-finanaciare të BE, që gjithsej përbëhet nga 180 milionë euro.

Albanien Wohngegend Blloku von Tirana

Ruani besueshmërinë dhe llogaridhënien

Në njoftimin për shtyp Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca inkurajon autoritetet e Tiranës që ” Shqipëria të ruajë besueshmërinë dhe llogaridhënien e saj ndaj institucioneve të BE  dhe të çojë përpara  zbatimin e reformave që janë thelbësore për qytetarët shqiptarë.”

Disbursimi i parë prej 90 milionë eurosh,  në kuadër të programit “Ndihmë Macro-Ekonomike Covid-19 ” u krye në mars të këtij viti. Plotësimi i kushteve të politikës, të vendosura nga BE për përfitimin nga ky program, solli edhe pagesën e dytë dhe të fundit po prej 90 milionë eurosh. Kjo pagesë, thuhet në njoftimin për shtyp, përfshin marrjen e masave “të rëndësishme për forcimin e financave publike dhe qëndrueshmëtinë e sektorit financiar, përmirësimin e qeverisjes, mbrojtjes sociale dhe të luftës kundër korrupsionit”. Me disbursimin e fundit të programit, ”Ndihmë Macro-Ekonomike Covid-19”,  BE përfundoi tetë nga dhjetë programet e paketës prej 3 miliardë eurosh për COVID-19 për Shqipërinë dhe vendet e tjera partnere në rajon./DW

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *