“BE të tregohet e drejtë me Kosovën”/ Kurti: 3 vite pas rekomandimit dhe qytetarët vazhdojnë të përballen ende me regjimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të përbashkët me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe komisionarin Oliver Varhleyi ka ripërsëritur se destinacioni i Kosovës është Bashkimi Evropian dhe se BE-ja është kontinenti ynë.

Kurti sërish përsëriti që BE-ja duhet të tregohet e drejtë me Kosovën dhe të heq vizat për qytetarët e saj.

“Është e rëndësishme që të kemi liberalizmin e vizave, dhe janë bërë 3 vite që kur Komisioni Evropian rekomandoj liberalizimin e vizave, e qytetarët tanë vazhdojnë të përballen ende me regjimin e vizave”, u shpreh Kurti.

Kurti përmendi miratimin e planit ERA2, që del nga MSA-ja, dhe se duhet qenë të përkushtuar në zbatimin e saj.

Kryeministri foli edhe për menaxhimin e pandemisë, dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit.

(BalkanWeb|)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.