BE ultimatum AstraZenecas: Respekto kontratën për vaksinat

08:41 26/03/2021

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se kompania AstraZeneca duhet të respektojë afatin kohor që ka në kontratë për të furnizuar me vaksina vendet e Bashkimit Europian përpara se të eksportojë doza në shtete të tjera.

Kompania duhet të respektojë kontratën që ka me vendet anëtare europiane përpara se të angazhohet në eksportin e vaksinave. Duam t’u shpjegojmë qytetarëve tanë europianë se ata mund të marrin atë që u takon me të drejtë”, tha Presidentja e KE.

Ursula von der Leyen i bëri këto deklarata pasi udhëheqësit e BE zhvilluan një samit ku diskutuan për furnizimet me vaksina. Ndërkohë, Presidenti francez Emmanuel Macron u tha gazetarëve se prej këtij momenti “merr fund naiviteti” i Bashkimit Europian.

Shpërndarja e vaksinave në vendet e BE-së ka ecur me ritme të ngadalta dhe unioni ka fajësuar kompanitë, kryesisht AstraZenecan, që nuk ka ofruar në kohë dozat e premtuara. Nga ana tjetër, AstraZeneca ka mohuar pretendimet për mosrespektimin e kontratës.  /tvklan.al









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *