BE vaksinon 70% të të rriturve

15:25 31/08/2021

Zelandë e Re, viktima e parë nga vaksina Pfizer

Bashkimi Europian arrin brenda afateve të parashikuara, objektivin për vaksinimin e 70% të të rriturve. Lajmin e shumëpritur e jep presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Lajen, e cila përmes Twitter-it tha se fushata nuk do të ndalet këtu. Sipas saj, objektivi i radhës është vaksinimi edhe i pjesës së mbetur të popullsisë së BE-së dhe shtimi i ndihmave për pjesën tjetër të globit për t’u vaksinuar.

Shifrat e infektimeve mes vendeve anëtare janë të qëndrueshme dhe ditët e fundit, asnjë vend nuk ka shfaqur tendenca rritje. E njëjta situatë edhe në Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara. Teksa edhe në Rusi, infektimet janë në rënie, të larta janë shifrat e viktimave nga koronavirusi, një tjetër tregues për pasojat negative të ritmeve të ulëta të vaksinimit masiv.

Ndërsa, në Zelandën e Re është shënuar viktima e parë e shkaktuar nga vaksinimi me Pfizer. Një grua, mosha e të cilës nuk është bërë e ditur, ndërroi jetë pasi vaksina i shkaktoi miokardit, që efekt i njohur anësor i kësaj vaksine që shkaktohet në raste shumë të rralla.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *