Befason futbollisti i Sitit: Agjenti i Ronaldos erdhi në zyrat e klubit, por…





Futbollisti i Mançester Sitit, Fernandinjo, ka zbuluar se si Mançester Junajtid i mori nga duart ‘’qytetarëve’’ Kristiano Ronaldon edhe pse agjenti i portugezit ishte parë në zyrat e klubit ato ditë të nxehta merkatoje.

ronaldo rekord

Në një intervistë për ESPN, braziliani pohoi se kishte parë Mendeshin të hynte në selinë e klubit, por më pas devijoi bisedën duke u shprehur se agjenti mund të ishte aty për të diskutuar dhe për ndonjë futbollist tjetër që e ka në menaxhim.

“Natyrisht, nëse ulesh në tryezë mund të flasësh për gjithçka dhe çdo lojtar të mundshëm. Unë mendoj se kishte shumë pritshmëri për ardhjen e Ronaldos këtu, por kjo situatë përfundoi duke prekur jo vetëm tifozët, por edhe njerëzit brenda klubit.

Por në fund, gjërat nuk funksionuan, ai nuk e mbylli marrëveshjen dhe përfundoi duke shkuar në anën e kuqe të qytetit. Jeta vazhdon’’, u shpreh Fernandinjo.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *