Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Islame

begaj takim me sekretarin e pergjithshem te liges boterore islame

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Islame, Dr. Mohammad Bin Abdulkarim Al-Issa.

Presidenti çmoi misionin dhe qëndrimin e Ligës Botërore Islame për një botë në harmoni fetare, bazuar te parimi i modernitetit, të pa ndikuar nga ideologjitë fetare apo politike.

Kreu i Shtetit mirëpriti vlerësimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës Arabe për Shqipërinë, të cilën ai e konsideroi si “modeli i shkëlqyer i tolerancës fetare dhe bashkëjetesës, me të cilin ne krenohemi në botë”.
Presidenti Begaj vlerësoi angazhimin e Dr. Al-Issa në ndërgjegjësimin global ndaj mesazhit të vërtetë të fesë, “të promovimit të miqësisë midis pasuesve të të gjitha besimeve e kulturave botërore”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts