Bëhuni gati!”Snapchat” na surprizon me risinë

09:12 18/02/2022

Snapchat do t’i lejojë përdoruesit të ndryshojnë emrat e përdoruesve të tyre me një përditësim që do të arrijë tek të gjithë në mënyrë globale brenda këtij muaji. Do të thotë që do të mund të ndryshoni  emrin që keni përdorur fillimisht pa pasur nevojë të krijoni një llogari krejtësisht të re.

Snapchat thotë se funksioni i ri do të jetë i disponueshëm si për iOS ashtu edhe për Android dhe do të nisë në datën 23 Shkurt.

Për të ndryshuar emrin e përdoruesit, shkoni te ekrani i profilit duke klikuar ikonën Bitmoji në këndin e sipërm djathtas të kamerës. Klikoni ikonën e ingranazhit, më pas “Emri i përdoruesit” dhe zgjidhni “Ndrysho emrin e përdoruesit”.

Ndryshimi i emrit të përdoruesit nuk do të ketë ndonjë ndikim në kontaktet tuaja, kodin Snap, Snap Score ose kujtimet, sipas njoftimit për shtyp të Snapchat.

Kini parasysh se mund të ndryshoni një emër përdoruesi vetëm një herë në vit. /tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.