Bëjnë gjashtë orë stërvitje në ditë dhe ndajnë të njëjtin partner, njihuni me binjaket më identike në botë (FOTO)

Anna dhe Lucy DeCinque njihen gjerësisht si “binjaket më identike në botë”. Motrat 35-vjeçare ndajnë gjithçka, nga i dashuri i tyre 37-vjeçar Ben Byrne, rrobat dhe një shtrat të madh.

Anna i tha NY Post: “Kur ajo shkon në tualet, unë shkoj me të; kur ajo bën dush, shkoj me të. Ne kurrë nuk jemi ndarë. Nuk mendoj se do të funksiononim pa njëra-tjetrën. Kemi ankth ndarjeje. Ne jemi të lidhura shumë”.

Lucy shtoi: “Ne mendojmë për njëra-tjetrën si person”.

Fatmirësisht, i dashuri i binjakëve Ben, është shumë mirëkuptues. Dhe motrat thonë se ato nuk pranojnë të shoqërohen me njerëz që kritikojnë stilin e tyre të jetës.
Lucy shpjegoi: “Ben e kupton lidhjen tonë dhe nuk na gjykon. Kështu ka qenë nga dita e parë. Asnjëherë nuk ka pasur xhelozi. Unë nuk e di se si kemi pasur të dashur të veçantë. Njerëzit mund të na gjykojnë se si u pëlqen, kështu funksionon për ne”.
Në të ardhmen, motrat duan që partneri i tyre Ben, t’i lë shtatzënë në të njëjtën kohë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts