“Bëjnë viktimën me montazhe skuthash”/ Rama flet për incidentin në Elbasan: Provokime, acarime dhe tensionime të panevojshme! Ja çfarë thotë për mitingjet e Bashës

Kryeministri Edi Rama e quan incidentin në Elbasan si një provokim nga ana e opozitës. Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në qarkun e Fierit, kreu i qeverisë tha se opozita bën viktimën me ‘montazhe skuthash’.

Sa i takon mitingjeve të zhvilluara nga Lulzim Basha, Rama u shpreh se ato i ngjajnë mitingjeve të 1990. Ai u shpreh se duhet t’i drejtohen autoriteteve për të marrë një vendim për zhvillimin e aktiviteteve politike.

“Thënë të gjitha këto unë besoj që ne duhet realisht të marrim një vendim të qartë bashkë. Ne e kemi marrë si PS, por duhet ta marrim të gjithë bashkë dhe nëse është nevoja për të zgjeruar më shumë sesa një numër i kufizuar njerëzish të grumbullohen, ketë duhet ta adresojmë bashkë dhe duhet ti adresohemi autoriteteve.

Ne mund të shkojmë deri në 25 prill me 10 veta në çdo event, por nëse është e nevojshme ne ti drejtohemi autoriteteve, por nuk vazhdohet kështu.

Unë i ftoj të gjithë shqiptarët të mos jenë tolerantë në opinionin e tyre në raport me këto shfaqje që të kujtojnë ato mitingjet pa shije të viteve ‘90, ku me makina, hip mbi makina, grumbullohu me flamuj, deri në një feste, verë ulërima, krijo kot ndotje akustike në mes të qytetit. Madje mes një feste, sic ishte në Elbasan dhe pastaj bën edhe viktimën sikur u sulmove dhe me montazhe skuthash krijon idera të gabuara mbi atë që ka ndodhur dhe që nuk kishte asnjë lidhje me mua dhe në që ishim aty, por ishte rezultati i mungesës së plotë të përgjegjshmërisë.

Provokime, acarime, tensionime të panevojshme, të padobishme dhe të pavend në këtë ku të gjithë, edhe ne do i bëjmë të gjitha ato që mendojmë se duhen bërë për të fituar këtë ndeshje, por nuk do harrojmë që është një ndeshje shumë më e madhe, ndeshja për jetën, për të fituar një luftë dhe për të dalë nga një tunel ku po shohim dritë dhe për ti çliruar të gjithë nga ankthi i infektimit”, tha Rama.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *