Beleri në burg, avokatët grekë konferencë: Po shkelen të drejtat e njeriut, nuk ka rrezik për t’u arratisur. Të transportohet në Himarë për betimin

beleri ne burg avokatet greke konference po shkelen te drejtat e njeriut nuk ka rrezik per tu arratisur te transportohet ne himare per betimin

Asambleja e kryetarëve të Dhomës së Avokatëve të Greqisë ka organizuar sot një konferencë të posaçme për çështjen “Beleri”.

Avokatët grekë deklaruan se po shkelet konventa e të drejtave të njeriut dhe se masa është arbitrare. Sipas tyre, masa synon të pengojë ushtrimin e mandatit.

“Ai nuk ka rrezik që të arratiset, por edhe nëse ekziston mund të parandalohet. I dyti nuk ka rrezik për falsifikimin e provave, pasi hetimi ka përfunduar. Ka vetëm 1 dëshmitar që flet kundër tij. Nuk ekziston rreziku që ai të kryejë një vepër tjetër penale.
Proporcionaliteti i kësaj çështje është elementi i 4-të. Prokurori nuk iu përgjigj këtyre argumenteve, përveç se vuri re se ishte gjykuar në muajin gusht nga Gjykata e Shkallës së Parë, ajo e Apelit dhe ajo e Lartë.
Jam i habitur nga një vendim i motivuar që mjaftohet me vendimin e mëparshëm”, thanë avokatët.

Avokati I Belerit
Avokati I Belerit

Ata kërkuan më tej që Beleri të transportohet në Himarë për të bërë betimin si kryetar bashkie.
“Në këtë rast kur kemi një paraburgim, ai shmanget nga detyrimi për të ushtruar detyrën e tij dhe të shprehë shqetësimet e atyre që e kanë votuar. Masa e paraburgimit është në shkelje të të drejtave të njeriut.
Bie ndesh me efektivitetin e procedurës zgjedhore. Unë nuk futem tek pjesa nëse ka faj apo jo. Këtë e zgjidhin gjykatat e Shqipërisë.
Dënimi prej 4 muajsh, për ne është një masë jo proporcionale. Kam dëgjuar kryeministrin Edi Rama të flasë për pavarësinë e Gjyqësorit, por nuk po e shikoj që të ketë një raport pavarësie në këtë gjë. Në gjykimin e datës 26 qershor 2023, SPAK, nuk e ka juridiksionin për miratimin e lejes së kërkuar nga personi në hetim.
I referohem drejtorit të ekzekutimit të autoriteteve penale dhe të drejtorisë së burgjeve. Kështu mundet administrata të lehtësojë transportin e Belerit në Himarë në mënyrë që ai të bëjë betimin në detyrë, se po ushtron detyrën një person që nuk e ushtron dot profesionin, nuk është zgjedhur”, u shpreh një tjetër avokat grek.

DEKLARATA
Asambleja e Dhomave të Avokatisë Greke
Arrestimi dhe vazhdimi i ndalimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë Fredi Beleri shkelje e nenit 3 të Protokollit nr.1 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Në çështjen Beleri kemi shkelje të përsëritura të nenit 3 të Protokollit Nr.1 i cili zbatohet si për zgjedhjet kombëtare ashtu edhe për ato lokale. Më konkretisht e drejta për zgjedhje të lira përbën një parim themelor dhe është thelbësore për vendosjen dhe ruajtjen e themeleve të një demokracie të vërtetë të qeverisur nga shteti i së drejtës. Neni 3 i Protokollit nr.1 i jep të drejtën një individi për të dalë si kandidat në zgjedhje dhe nëse zgjidhet të drejtën për të ushtruar efektivisht mandatin e tij.

Në rastin e Belerit, e drejta për të ushtruar efektivisht mandatin e tij është shkelur për shkak të masës së paraburgimit. Detyra e një përfaqësuesi të zgjedhur është të përfaqësojë elektoratin e tij, të tërheqë vëmendjen ndaj shqetësimeve të tyre dhe të mbrojë interesat e tyre. Aq më tepër ky është rasti nëse akuzat ndaj atij përfaqësuesi, kanë bazë politike.

Masa e paraburgimit e vendosur ndaj Belerit si nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ashtu edhe nga gjykatat e SPAK-ut të Tiranës është jashtëzakonisht e rëndë, në mos arbitrare, sepse masa e kundërshtuar synon të pengojë aplikantin të ushtrojë mandatin e tij si kryetar i zgjedhur i Himarës.

Qeveria shqiptarë është e detyruar të marrë në konsideratë masa më pak të ashpra për të mbrojtur të drejtën e Belerit për të ushtruar detyrën si kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë. Për rrjedhojë ka shkelje të nenit 3 të Protokollit Nr.1.

B. Shkelje e nenit 10 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriu
Ndalimi i Belerit si dhe refuzimi arbitrat nga gjykatat shqiptare për ta lejuar atë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe të kryejë detyrën e tij, cenon të drejtën e tij të shprehjes politike. Kjo ndodh sepse i heq mundësinë për të përfaqësuar efektivisht votuesit e tij dhe bie ndesh me integritetin dhe efektivitetin e procedurës zgjedhore të 14 majit 2023, duke minuar përfundimisht synimin e saj, pra identifikimin dhe materializimin e vullnetit të popullit. Si rezultat ka shkelje të nenit 10 të Konventës.

C. Shkelje e nenit 6-2 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut
Komentet dhe vërejtjet e përsëritura të bëra nga Kryeministri, vlerësimi negativ i njëanshëm i tij për ccështjen Beleri dhe përdorimi i gjuhës së prerë e të pakujdesshme ndikon në opinionin publik për sa i përket fajësisë së Belerit dhe paragjykon vendimin e ardhshëm të Gjykatës.

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama shkuan përtej një mosmarrëveshjeje të thjeshtë me një kundërshtar politik. Të krijohet përshtypja se kryeministri është shprehur i kënaqur me arrestimin dhe ndalimin e vazhdueshëm të Belerit. Kryeministri mishëron, par exellence autoritetin politik përgjegjës për organizimin dhe funksionimin e duhur të drejtësisë në Shqipëri.

Ai duhet të ishte veccanërisht i kujdesshëm për të mos thënë asgjë që mund të krijonte përshtypjen se ai dëshironte të ndikonte në rezultatin e procedurave në pritje përpara Gjykatës.
Si rezultat kjo përbën shkelje të nenit 10 të Konventës.

Shkelje e parimit të proporcionalitetit
Parimi i proporcionalitetit kërkon që të ketë një marrëdhënie të arsyeshme ndërmjet një objektivit të caktuar që duhet arritur dhe mjeteve të përdorura për të arritur atë objektiv.
Paraburgimi i Belerit për më shumë se 4 muaj për një shkelje të supozuar të ligjit të fushatës në vlerë prej 300 euro është haptazi një masë joproporcionale. Ccdo kufizim i të drejtave që i imponohet një personi duhet t’i shërbejë një qëllimi legjitim dhe të respektojë parimin e proporcionalitetit.

Edi Rama të lejojë Belerin të bëjë betimin si kryetar i zgjedhur
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka pohuar vazhdimisht se “autoritetet e pavarura gjyqësore” po e pengojnë Belerin të dalë nga burgu për të bërë betimin si kryebashkiak i Himarës.

Në fakt nuk ka asnjë vendim gjykatë që e ndalon Belerin të bëjë betimin. Përkundrazi, në aktgjykimin numër 226 të datës 26 qershor 2023, nga Gjykata Speciale e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila shqyrtoi kërkesën time për leje për të bërë betimin si kryetar bashkie, shprehimisht thuhet se:
“Gjykata konstaton se…nuk është autoriteti kompetent dhe se i mungon juridiksioni për të vendosur për miratimin e lejes së kërkuar nga individi nën hetim”.
Autoritetet kompetente për dhënien e kësaj leje janë (a) Drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale, ku ai banon aktualisht dhe (b) Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Këto subjekte janë njësi të thjeshta administrative dhe jo “autoritete të pavarura gjyqësore”.
Kryeministri shqiptar duhet t’u japë autorizimin e nevojshëm vartësve të tij, përkatësisht Drejtorit të Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale të burgut të Durrësit, ose Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke i lejuar ata të lehtësojnë transportin e Belerit për në Himarë, të shoqëruar nga oficerë policie, në mënyrë që të bëjë betimin e detyrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts