Belgjika nën goditjet e stuhisë

12:57 25/07/2021

Shira të rrëmbyeshëm e dhjetëra të mbytur

Stuhitë kanë goditur Belgjikën, duke shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje dheu. Shirat e rrëmbyeshëm kanë rezultuar me dhjetëra viktima në këtë shtet. Provincat Namur dhe Vallun Brabant janë goditur më rëndë.

Makinat janë tërhequr nga uji i madh, disa prej të cilave kanë bllokuar linjat e trenit në qytetin Dinant. Trafiku hekurudhor është pezulluar në disa zona, prej kur kanë nisur vërshimet më herët gjatë këtij muaji.

Zjarrfikësit janë angazhuar për t’iu ndihmuar më të prekurve nga vërshimet, të cilat zëvendës-kryetari i qytetit Dinant, Robert Closset, i ka përshkruar më të këqija, se ato të javës së kaluar..

Qendra belge për kriza, ka lëshuar një paralajmërim, duke thënë se moti i keq pritet të zgjasë për disa ditë. Belgjika ka regjistruar 36 viktima, si pasojë e vërshimeve paraprake, të cilat kanë shkatërruar edhe disa pjesë të Gjermanisë, Luksemburgut dhe Holandës.

Numri i të vdekurve në këto shtete ka shkuar në mbi 210, derisa dëmet ekonomike besohet se prekin miliarda Euro.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *