Belgjikë/ 11 vëllezër e motra kanë emrin nga 4 shkronja të njëjta. Çifti belg në pritje të fëmijës së 12-të, nisin ‘bastet’ në rrjet

belgjike 11 vellezer e motra kane emrin nga 4 shkronja te njejta cifti belg ne pritje te femijes se 12 te nisin bastet ne rrjet
belgjike 11 vellezer e motra kane emrin nga 4 shkronja te njejta cifti belg ne pritje te femijes se 12 te nisin bastet ne rrjet

Alex, Axel, Xela, Lexa, Xael, Xeal, Exla, Leax, Xale, Elax dhe Alxe. Këta janë emrat e 11 fëmijëve të parë të Gëenny Blanckaert, 32 vjeçe dhe Marino Vaneeno, 39 vjeç, një çift belg në pritje të fëmijës së tyre të 12-të.

Dhe gjithashtu për foshnjën që është rrugës, emri do të zgjidhet nga kombinimi i katër shkronjave të vetme të përdorura deri më tani për vëllezërit e motrat e tij: A, E, L dhe X. Historia e familjes së madhe, e cila vjen nga Flanders dhe është bërë virale, ka ngjallur kureshtjen e rrjetit, i cili po vë bast për emrin e radhës.

Me radhë, Alex është 13 vjeç, Axel 12, Xela 11, Lexa 10, Xael 9, Xeal 8, Exla 5, Leax 4, Xale 2, Elax 1 dhe së fundi, Axle i vogël prej vetëm 6 muajsh. Për të 12-tin në ardhje, emri është ende një mister, ndaj në rrjetet sociale kanë nisur aludimet.
Për prindërit, siç kanë pohuar vetë, emri i fëmijëve nuk ka qenë kurrë një problem “kreativ”. Probleme praktike, nga ana tjetër, ngrenë mësuesit e institutit që ndjekin fëmijët. “Pesë prej tyre janë në të njëjtën shkollë komunale,” shpjegon Gëenny për Linfo.re, gazetën online që tregoi e para historinë e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts