Belgjikë, makina hyn në mes të turmës me shpejtësi të madhe, 6 të vdekur 37 të plagosur

Një makinë është futur me shpejtësi të madhe në mes të turmës që festonte karnevalet në Strepy-Bracquegnies, një fshat në komunën e La Laouviere, në Vallonia, Belgjikë, duke shkaktuar vdekjen e 6 personave dhe plagosjen e 37 të tjerëve, 10 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Autoritetet, që nuk përjashtojnë pistën e një akti terrorist, kanë ndaluar dy persona në vendin e ngjarjën, 34 dhe 32 vjeç. Ne vendin e aksidentit ishin prezent 150-200 persona.

Sipas asaj që raporton kryebashkiaku i qytetit, Jacques Gobert, një makinë ka hyrë me shpejtësi të madhe në mes të turmës që ishte mbledhur për të festuar karnevalet. Në mes të viktimave fatmirësisht nuk kishte fëmijë shtoi Gobert.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.