Belgjikë, të akuzuarit e sulmit terrorist të vitit 2016 do të gjykohen në vitin 2022

Të akuzuarit e sulmit terrorist të vitit 2016 në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës, i cili la 32 të vdekur, do të gjykohen në tetor të vitit 2022.

Sulmet terroriste ndodhën nga organizata terroriste në mars të vitit 2016 në aeroport dhe një stacion të metrosë.

Mediat belge raportuan se Gjykata e Apelit e Brukselit njoftoi se rasti do të fillojë të gjykohet më 10 tetor të vitit 2022 në gjykatën penale. Në rastin në fjalë do të gjykohen 10 persona me arsyetimin se kanë marrë pjesë në sulme.

Seancat e rastit do të mbahen në ish-selinë e NATO-s, që është shndërruar përkohësisht në ndërtesë gjyqi.

Në sulmet terroriste me bombë në aeroportin Zaventem dhe stacionin e metrosë Maelbeek më 22 mars të vitit 2016 humbën jetën 32 persona, ndërsa u plagosën 340 të tjerë. Sulmin e mori përsipër organizata terroriste DEASH.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.