“Bëmë një festë, mbaruam disa birra”, habit trajneri i Kaljarit: Milani është ekip i…






Kaljari arriti të ndalë Milanin në një barazim pa gola në “San Siro” duke ja bërë kuqezinjve edhe më të vështirë garën për një vend në zonën Champions sezonin tjetër.

semplici
Pas ndeshjes tekniku i Kaljarit, Leonardo Sempliçi, u shpreh mjaft i lumtur për qëndrimin në Serinë A dhe për një sezon tjetër gjithashtu vlerësoj Milanin duke e cilësuar si ekip i shkëlqyer.

“Ne patëm një parti të vogël pasi mësuam se do të qëndronim në Serinë A dhe sezonin tjetër, mbaruam dhe disa birra. Djemtë bënë hapa gjigantë, ne bëmë një lojë të mirë kundër një ekipi të shkëlqyeshëm si Milani. Një udhëtim i jashtëzakonshëm për ne, falënderoj të gjithë lojtarët.

Ky rezultat kurorëzon një rrugë që dukej e paimagjinueshme. Sezoni ndryshoi pas humbjes në shtëpi kundër Verona, ne folëm qartë dhe kuptuam se mënyra për tu përballur me situatën nuk ishte e mirë. Djemtë e kuptuan që duhej të ndërronin ingranazhe sepse Kaljari nuk e meritonte atë vend në renditje”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *