Benjamin Netanyahu merr mandatin nga Presidenti, do të formojë qeverinë e re në Izrael

Presidenti izraelit Reuven Rivlin njoftoi të martën se i ka dhënë mandatin Kryeministrit Benjamin Netanjahu për formimin e një qeverie të re.

Në zgjedhjet e 23 marsit, procesi i katërt zgjedhor në vend brenda dy viteve, asnjë parti nuk arriti të sigurojë shumicën ose mbështetje të mjaftueshme për të formuar një koalicion qeverisës.

Zoti Netanjahu do të ketë 28 ditë afat për formimin e një koalicioni dhe gëzon mundësinë ta zgjasë edhe me dy javë procesin nëse do të jetë e nevojshme.

Nëse deri atëherë qeveria nuk formohet, Presidentoi Rivlin mund të ngarkojë një kandidat tjetër në përpjekjen për të formuar një koalicion qeverisës.

Në konsultimet e hershme të zotit Rivlin me partitë që fituan vende në parlamentin e vendit (Knesset) të përbërë nga 120 anëtarë, zoti Netanjahu mori mbështetjen e 52 ligjvënësve, ndërsa ish-ministri i Financave Yair Lapid të 45 prej tyre dhe ish-Ministri i Mbrojtjes Naftali Bennet, të vetëm 7 ligjvënësve.

Aktualisht ndaj zotit Netanjahu po zhvillohet një proces gjyqësor i akuzuar për ryshfet dhe mashtrim. Ai ka deklaruar pafajësinë lidhur me akuzat.

Të martën zoti Rivlin tha se ai e di që shumë besojnë se një kandidat që përballet me akuza penale nuk duhet të konsiderohet për postin e kryeministrit, por sipas tij ligji thotë se “një kryeministër mund të vazhdojë detyrën edhe kur përballet me akuza”. Presidenti Rivlin tha se ai besonte në vendimin e tij dhe se procedimi penal në vazhdim nuk përbënte një shqetësim.

/VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *