Bennett: Izraeli qëndron krah Ukrainës

20:45 27/03/2022

Kryeministri Naftali Bennett thotë se Izraeli qëndron i palëkundur me Ukrainën, se ka ngritur një spital të improvizuar në këtë shtet për t’u kujdesur për të plagosurit dhe po bën ç’është e mundur për të ndihmuar që kjo luftë të përfundojë sa më parë. Deklaratat i bëri gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Jerusalem.

“Sa i përket luftës në Ukrainë, Izraeli qëndron i palëkundur me popullin e Ukrainës dhe do të vazhdojmë përpjekjet tona për të ndihmuar që të ketë sa më pak vuajtje dhe që gjakderdhja të marrë fund. Ne kemi dërguar tashmë ekipet tona mjekësore për të ngritur spitalin më të avancuar në terren brenda Ukrainës në anën perëndimore. Më është raportuar se ata tashmë janë kujdesur dhe trajtuar mbi 500 pacientë. Në këtë moment, pikërisht në këtë moment, mjekët dhe infermierët po rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar jetën e njerëzve në nevojë. Jam krenar për atë që po bën Izraeli. Dhe sigurisht ne po bëjmë atë që mundemi kur na kërkohet të kontribuojmë në përpjekjet për t’i dhënë fund kësaj lufte. Ne e bëjmë këtë duke ruajtur një koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe me partnerët tanë europianë.”/tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.