“Beogradi ka dëshmuar se nuk ndahet nga fantazmat e të kaluarës”/ Basha takon zv.Kryeministren e Kosovës: Njohja respektive është interes i gjithë rajonit








Kryedemokrati Lulzim Basha ka takuar këtë të hënë Zv.Kryeministren njëkohësisht dhe Ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallën.

lulzimbasha

Në takimin e zhvilluar, ata ndanë mendime të njëjta mbi rëndësinë që ka dialogu mes Kosovës dhe Serbisë si dhe domosdoshmërinë e moscënimit të integritetit territorial dhe shtetëror.

Sipas kryedemokratit Basha, mbyllja e dialogut me njohje respektive është interesi i gjithë rajonit. Kontributi i parë që BE mund të japë në dialog është të bindë 5 vendet anëtare ta njohin Kosovën.

Kryedemokrati theksoi se Shqipëria nuk mund të ketë interes më të lartë se interesat e Kosovës në marrëdhëniet rajonale.  Sikurse kanë treguar zhvillimet e fundit, nisma e Novisadit është konceptuar si makiazh i imazhit të Serbisë, ndërsa Beogradi siç dëshmojnë ngjarjet e këtyre javëve nuk ndahet nga fantazmat e së kaluarës duke risjellë platforma si ajo e Botës Serbe.

Kreu i PD-së, Basha i shprehu zv.kryeministres kosovare urimet ndaj qytetarëve dhe forcave politike për mbajtjen e zgjedhjeve model në Kosovë, një leksion demokracie edhe për Shqipërinë.

Po ashtu u diskutua mbi Luginën e Preshevës, pasivizimin e adresave dhe diskriminimin që u bëhet shqiptarëve. Basha përsëriti qëndrimin e tij, se Shqipëria duhet të mbrojë dhe mbështesë fuqimisht interesat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe Serbi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *