Bëri 22 vite burg për një krim që s’e kreu, gjykata dëmshpërblen me 25 mln dollarë amerikanin

Juria e SHBA ka vendosur që Eddie Bolden ng Chicago të dëmshpërblehej me 25 milionë dollar, pasi kaloi 22 vite burg për një krim që nuk e kreu.

Bolden nuk u lirua nga burgu deri në vitin 2016, megjithëse ai pretendonte me këmbëngulje pafajësinë e tij.

Eddie Bolden u dënua për dy vrasje në vitin 1994. Në padi, detektivët janë fokusuar tek ai si i dyshuar dhe kanë shpërfillur deklaratat e dëshmitarëve të cilët kanë thënë se ai ndodhej në lokalin përballë të cilit ndodhi vrasja.

“Ky verdikt është lirimi i plotë i Eddie Bolden”, tha avokati i tij, Ronald Safer në një deklaratë për CBS News. Qyteti duhet t’i paguajë kompensim Bolden, sipas AP.

Juristët urdhëruan gjithashtu dy detektivë policie që t’i paguanin Bolden 100 mijë dollarë.

Irving Clayton dhe Derrick Fraser u vranë më 29 janar 1994 dhe makinës në të cilën ndodheshin iu vu zjarri. Disa dëshmitarë pohuan se Bolden ishte në një restorant peshku në kohën e të shtënave, sipas CBS Chicago. Por vëllai i njërës prej viktimave, i cili gjithashtu u plagos nga të shtënat, e identifikoi Bolden në stacionin e policisë si vrasës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *