Berisha: Dëmtuam sportin? Ne vumë rregull me privatizimin e ish-kompleksit Partizani

berisha demtuam sportin ne vume rregull me privatizimin e ish kompleksit partizani
berisha demtuam sportin ne vume rregull me privatizimin e ish kompleksit partizani

Teksa parashtronte faktet që sipas tij mbronin procedurat e ligjshme që janë ndjekur për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ish-kryeministri Sali Berisha tha se në këtë rast nuk u dëmtua sporti.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se qeveria e tij vuri rregull me privatizimin e këtij kompleksi.

“Në 97 procesi u ndërpre, por nuk u largua kurë. Kjo qeveri ka vendim për përdorimin e tyre. Në vitin 2008, vendimi me të cilin në mënyrë më të pafytyrë, akuzohem për korrupsion pasiv sepse qenka bërë për të fituar dhëndri im pronar. Pafytyrësia nuk mund të ketë emër tjetër. Vendimi nuk kishte asnjë lidhje, dhe Jamarbër Malltezi pronar, bashkë me 64 pronarë të tjerë, i detyroheshin shtetit 794 mijë euro ose dollarë në atë kohë. Ky grup pronarësh, 1 muaj përpara se të dalë vendimi, kishte paguar qindarkë për qindarkë 700 mijë euro me fatura bankare, pa asnjë bono privatizimi. Sepse vendimi nuk kishte dalë. Pra, këta kishin mbetur debitorë afërsisht 100 mijë dollarë. Në këto 100 mijë dollarë, këta përdorën sipas ligjit 80 mijë. Dhe në total në pagesën e tyre, bonot e privatizimit janë gjithsej 11.4 përqind. Për objektet rrangullina që blenë dhe për tokën truall shteti në kuadrin e detyrimit ligjor. Kjo është e vërteta, të gjitha variantet e tjera janë një shpifje e turpshme që fryhen dhe pompohen nga media të qeverisë dhe jo vetëm, në funksion të piramidës së mashtrimit, të dacibaos së mashtrimit të Edi Ramës dhe prokurorëve të tij. Në vazhdim, janë përdorur dhe mijëra qytetarë të tjerë i kanë përdorur bonot e privatizimit për legalizimin e banesave dhe për privatizime të vogla, se të mëdhatë u bënë me formulë tjetër. Kjo është e vërteta dhe unë do i marr një nga një para jush dhe shqiptarëve. Kjo është aktakuzë e turpshme ndaj një reforme, që ekziston edhe sot. Këtu kam një vendim të vitit 2015 që thotë pse ua zgjasim këtë. Bonot përdoren si një detyrim ndaj qytetarëve se ti privatizove një ekonomi të tërë dhe ti mbete duarbosh. Nëpërmjet tyre kanë marrë diçka. Sigurisht nuk them se funksionuan, por jo edhe jashtë funksionit. Se janë lekët e privatizimit rreth 20 miliardë, janë mbi 12 miliardë privatizime të tjera. Dhe prapë janë një stok i madh të papërdorura. Edhe këta që kanë ardhur mbrapa, nuk kanë nxjerrë një ligj për t’i anuluar, por i kanë zgjatur afatin. Sepse nuk ka një bazë morale ajo. Jepu mundësi t’i përdorin si një shpërblim sado i vogël për ato që u privatizuan në këtë vend. Pra është e tëra një aktakuzë ndaj reformës. E turpshme, e pacipë, mercenarë të ligjit bëjnë pretenca ndaj reformave të thella. Nuk ndodh kurrë kjo. Legjislativi është legjislativ dhe nuk mundet kurrë një gjykatës të shpifë dhe të trillojë në atë mënyrë. U dëmtua sporti, thotë. Po si u dëmtua sporti, kur në ligj thuhet se terrenet sportive do privatizohen me kusht që pronari t’i destinojë për aktivitet sportiv? Si dëmtohet sporti? Ndërkohë që ato ishin të pushtuara nga parolaçër e të tjerë, ishin pronarë e pronarëve, qytetarët nuk përfitonin një qindarkë prej tyre. Ne besuam se ajo ishte rruga për të mbështetur sportin. Dhe pronari nuk e përfitonte nëse nuk garantonte se kjo do përdorej. Pra, nuk është problemi këtu i individit, problemi është aktakuzë e mirëfilltë politike ndaj reformave.

Por PD nuk heq dorë nga asgjë nga programi i saj. Ndjehet i nderuar për çdo vendim, akt dhe ligj që është miratuar në periudhën e qeverisjes së PD dhe aleatëve. Të gjesh gjykatës që i lejojnë vetes të shpifë dhe manipulojë për ligjet e miratuara në parlament, kjo ndodh vetëm në këtë regjim. Kjo nuk na dekurajon ne, ne mbetemi parti reformash. U them demokratëve se ne jemi në luftë. Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe opozita do qëndrojë me të gjitha mundësitë e saj.”, tha ai.
[embedded content]
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts