Berisha denoncon: 200 mijë € në mes, në sherrin mes Petro Koçit e Ervin Bushit! Reagon deputeti i zgjedhur i PS: O plaku Mere, kaq shumë të djeg…








Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit janë “200 mijë euro në mes në sherrin e Petro Koçit me Ervin Bushin”. Sipas denoncimit deputeti i zgjedhur i PS sulmoi ish-drejtorin e Kadastrës se i kërkoi 200 mijë euro dhe ai nuk ia dha.

reagim1

Pas denoncimit të Sali Berishës ka reaguar Petro Koçi, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan: “O plaku Mere kaq shumë të djeg ndershmëria e të tjerëve?”, duke shtuar se “drejtësia do të fitojë”.

Denoncimi i Berishës 

200000 € ne mes ne sherrin e Petro Koçit me Ervin Bushin!

Lexoni denoncimin e socialistit dixhital! sb

Jam nje socialist nga Fieri dhe dua te denoncoj tek ju te verteten cfare po ndodh brenda PS ne Fier. Petro Koci sulmoi ish drejtorin e kadastres Ervin Bushi se i kerkoi 200 mije euro dhe ky Bushi nuk ia dha dhe i tha skam Pse ti jap se nuk me ke vene ti drejtor tek kadastra. Taulant Balla ishte ne Fier per te zgjidhur konfliktin dhe i doli ne mbrojte ketij Bushit.Dhe Petro ngaqe nuk i mori gjoben e sulmon kete bushin. PS e Fierit ka bere nje peticion per largimin e Petro Kocit nga kryetar i PS. Nga 12 kryetar organizatash, 10 kryetar kane firmosur pro shkarkimit te Petros dhe Ia kane nisur Edi Rames. Edhe subashin e sulmon ngaqe subashi nuk i jep perqindje tek tenderat. Ka filluar nje lufte e forte per lek brenda PS, jane bere si te babzitur dhe po luftojne te kapin sa me shume lek. Bushi i tha publikialsht Petro Kocit fyen per interesa personale gati sa nuk i tha hapur qe me ke kerkuar 200 mije euro

Reagimi i Petro Koçit

O plaku Mere kaq shume te djeg ndershmeria e te tjereve? Ke ikur jo vetem me gjithe tespie por edhe nga mendte! Linde e u plake dreqëndëbark! Njerez te mire e te paster mos u dekurajoni! Ky kerkon qe ti beje te gjithe si veten e tij, zedhenesa te korruptur te botes se krimit! Drejtesia do fitoje.

Deputeti i zgjedhur i PS, thirret për të dëshmuar në SPAK 

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka thirrur për të dëshmuar deputetin e zgjedhur nga radhët e Partisë Socialiste.

SPAK hapi një çështje pas deklaratave të deputetit të zgjedhur, pasi Petro Koçi i bëri thirrje Prokurorisë të shkojë në Fier dhe të hetojë financat publike, pasi sipas tij, tenderat po fitohen nga trafikantët.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *