Berisha do presë Presidentin serb me protesta/ A do të marrë pjesë Basha? Përgjigjet kreu i PD: Rama dhe Vuçiç emetojnë vlerat e Putinit









Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë në 20 dhjetor, ditën kur vjen edhe Presidenti serb në Shqipëri. Për këtë kreu i PD-së, Lulzim Basha u pyet nëse do të marrë pjesë apo jo. Si përgjigje kryedemokrati u shpreh se kjo nuk është hera e parë që Vuçiç vjen në Shqipëri, ndaj ngriti pyetjen: Pse Berisha po e bën tani këtë thirrje?

basha berisha rama

Sipas tij, Rama dhe Vuçiç emetojnë vlerat e presidentit rus Vladimir Putin. Ndërsa për nismën Ballkani i Hapur, Basha u shpreh se është projekt destabilizues.

Pjesë nga intervista

Pyetje: Zoti Berisha ka thënë që më datën 20 do bëjë një protestë kundër ardhjes së Vucic në kuadër të Open Balkan. Ju çfarë do bëni, a do i bashkoheni kësaj proteste?

Basha: E para ju jeni përfaqësues i medias dhe vetë media juaj i ka pasqyruar qëndrimet e mia ndaj Open Balkan, edhe për integritetin e kufijve të Kosovës por edhe ndaj asociacionit të komunave serbe që janë tre çështje themelore. Dua t’ju zhvesh nga çdo iluzion nga qëndrimet e mia. Unë vërtet nuk i bie daulleve sic i bien disa, por qëndrimin e parë kundër ndarjes së Kosovës  e kam mbajtur unë, si kundër e kam mbajtur në takime zyrtare. Për herë të fundit e kam ngritur këtë cështje me Escobar. Open Balkan është një sajesë e Edi Ramës dhe Vucic që unë i konsideroj gangsterë politike, njerëz që i kanë ikur Samitit të Berlinit për të shpikur diçka që në serbi quhet Bota Serbe. Është një projekt destabilzues për Ballkanin. E vetmja gjë që ndryshon këtë është nëse Serbia njeh Kosovën.

Pyetje: A do ta presësh Vuçiç me protesta në Tiranë?

Basha: Vucic ka qenë në tiranë dhjetëra herë. Pse e bën tani thirrjen për këtë Sali Berisha? Vucic ka qenë me dhjetëra herë në Tiranë dhe ai do vijë prapë se prapë në Tiranë. Vucic dhe Rama emetojnë vlerat e Putinit. Vuicic përfiton nga kjo sepse i jep armatim dhe financim.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.