Berisha drejt arrestimit/ “Edhe Putini ka arrestuar kreun e opozitës”, Jozefina Topalli: Absurde, pluralizmi shqiptar në rrezik!

berisha drejt arrestimit edhe putini ka arrestuar kreun e opozites jozefina topalli absurde pluralizmi shqiptar ne rrezik
berisha drejt arrestimit edhe putini ka arrestuar kreun e opozites jozefina topalli absurde pluralizmi shqiptar ne rrezik

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar lidhur me votimin që do të mbahet në Kuvend nesër për arrestimin e Sali Berishës duke e krahasuar rastin e ish-kryeministrit me Rusinë, që “ka arrestuar kryetarin e opozitës”.

Me anë të një reagimi në Facebook, Topalli u shpreh se ditën e nesërme do të jetë një ditë e errët për demokracinë dhe shtetin duke e cilësuar arrestimin e ish-kryeministrit si “gjëja më absurde dhe e rrezikshme për pluralizmin shqiptar”.

Reagimi i plotë:

Edhe Putini ka arrestuar kryetarin e opozites!

Neser do jete nje dite e erret per shtetin dhe demokracinë e vendit.

Kërkesa për arrestimin e Kryetarit te opozitës se vendit, te ish Presidentit, ish- Kryeministrit Sali Berisha, pas 12 vitesh nga largimi i tij si ish kryeminister është gjeja me absurde dhe e rrezikshme për pluralizmin shqiptar.

Dhe kjo turpëron një shoqëri..

Paradoksi eshte, se per Kryetarin e opozitës kane shpikur prej 3 vitesh një dosje, qe nuk ka as çështje as prova. Dhe per te vazhduar me paradoksin, procesi eshte nisur nga Taulant Balla, anetar i qeverise aktuale.

Dhe vetem ky fakt do mjaftonte per te kuptuar se procesi eshte politik.

Por ky proces do turperoje shtetin tone,edhe per faktin se disa hetues i kane marre pushtetin Parlamentit , dhe kjo eshte nje kembane e forte.

Ky proces ka filluar dhe po mbyllet me disa standarte.

(E kur ne nje proces levizet me disa standarte , procesi eshte politik.)

Nje standart per pushtetaret si rasti Tahiri , kur Kuvendi i jep leje Spakut per heqjen e lirise te levizjes dhe nje tjeter per armikun Sali Berisha , kur hetuesia hyn ne fushen e lojes politike, dhe brutalisht dhunon Kushtetuten si ne vendet autokratike, pa lejen e Parlamentit.

Paradoksi dhe rrezikshmeria replikohet kur hetuesia kerkon nga Kuvendi te ligjeroje dhunimin e tij te Kushtetutes duke shtuar masat shternguese per Kryetarin e opozites.

Kryetari i opozites zoti Sali Berisha eshte njeriu qe ka udhehequr levizjen demokratike, qe ka futur vendin ne Keshillin e Europes, qe ka firmosur stabilizim Asocimin, qe ka futur vendinne Nato, qe ka liberalizuat vizat, etj.

Gjate ketyre 3 dekadave ka patur disa Kryeministra, e pushtetare . Nder te gjithe ata, zoti Berisha ka qene dhe eshte njeriu me serioz ne raport me ligjin dhe shtetin.

E kete e thojne edhe kundershtaret e tij ne biseda kur nuk jane ne televizor.

Pushteti kerkon arrestimin e kryetarit te opozites zotit Sali Berisha vetem per nje arsye:

Per t’i mbyllur gojen, qe ai te mos kete mundesi te ngrihet kundra skandaleve e korrupsionit te frikshem; qe ai te mos kete mundesi te mbroje te drejtat e lirite e qytetareve; qe ai te hesht per plakjen e shoqerise sone nga largimi i shqiptareve; qe ai te mos ngrihet me kundra bandave e organizatave kriminale qe sundojne kudo.

Une nuk njoh nje politikan ne 30 vite, qe te kete patur kurajon si Sali Berisha per t’u ngritur kunder krimit e organizatave te frikshme kriminale.

Une nuk njoh nje tjeter qe te kete bere beteja te pamundura si ai.

Sali Berisha nuk eshte i pa gabueshem.

Por asnje nuk ka luftuar per interesin publik si ai.

Te kerkosh te arrëstosh Kryetarin e opozites sepse para 20 viteve ka bere nje ligj per ish pronaret eshte ne kufijt e te pabesueshmes.

Ai fitoi zgjedhjet e 2005 me ate program.

Ky nuk eshte vetem paradoksi qe te le pa fjale, ky eshte precedenti i tmerrshem i nje rreziku potencial, qe i vervitet Shqiperise ne emer te anti korrupsionit, ( me “zero prova”)ne nje kohe kur pushteti eshte kalbur nga skandalet e pandalshme me deme te pa llogaritshme per vendin. (e vetem gervishet nga “ drejtesia e re”.)

Sali Berisha eshte politikani qe ka mbrojtur me fort se kushdo ceshtjen kombetare.

Sali Berisha eshte i vetmi politikan qe i kerkohet heqja e imunitetit per here te dyte.

I vetmi lider, qe eshte rrezuar me dhune nga pushteti dhe ka ardhur ne pushtet me vote.

Kryeministri Berisha, ky burre shteti sic ka thene nje ambasador amerikan ka dhene doreheqjen si kryetar partie,kur ka humbur zgjedhjet. I vetmi politikan mbi te cilin jane hedhur bomba, grushte e plumba, e perseri nuk eshte dorezuar.

I vetmi kryetar partie qe hyn ne zgjedhje pa vule e pa emer e merr mbi gjysem milion vota personale.

Edhe pse eshte 80 vjec eshte politikani me energjik, me i vendosur ne misionin si kryetar opozite, sa turperon cdo politikan e deputet te ri e te vjeter , sepse thote te verteta te forta qe shume i dijne por askush nuk i thote.

E per kete ai do martirizohet.

Si shoqeri ne kemi nevoje te reflektojme me vehten tone.

Ne 100 vitet e fundit jane pushkatuar dhe arrestuar shumica e Kryeministrave tone.

Po ashtu , jane ekzekutuar, arrestuar apo internuar pothuaj te gjithe firmetaret e Aktit te Pavaresise.

Historia jone eshte sa e dhimbshme po aq dhe e padrejte.

Histori fatale!

E megjithate kjo ndodhte kur ishte kohe lufte apo diktature.

Kjo e sotmja po ndodh ne nje vend te Natos.

Po, nese kerkojne sot arrestimin e kryetarit te opozites per arsye politike-

Cfare i mbetet kesaj demokracisë sonë te shkrete?

Kush do guxoje me te ngrihet per te drejtat e njeriut;

Kush do sakrifikonte me te bente opozite te fuqishme si ajo e Berishes;

Kush do kishte me kurajo te permendte me emer e mbiemer kriminelet e frikshem.

Cfare do i bejne pas kesaj nje qytetari te thjeshte nese ne nuk reagojme!

Ndoshta Kryetarit te Partise Demokratike, zotit Sali Berisha nuk i vjen keq per vehten e tij qe po martirizohet, por vendi jone nuk ka nevoje per martire.

Neser jemi zyrtarisht nje vend me kryetarin e opozites te arrestuar.

Njelloj si ne Rusi!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts