“Berisha i ka kërkuar 100 veta për t’i dalë në pritë Vuçiçit”, Haradinaj reagon pas lajmeve në mediat serbe: Përralla!

Mediat serbe pro-presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i kanë quajtur ekstremistë ata që protestuan sot në Tiranë kundër vizitës së kreut të shtetit serb, i cili takohet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe kryeministrin në detyrë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kuadër të nismës së përbashkët, “Ballkani i Hapur”.

“Novosti” shkruan se ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha e ka kontaktuar personalisht ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj “për të siguruar praninë e së paku 100 personave nga Kosova në protestë”.

Duke iu referuar burimeve, media serbe thotë se një pjesë e protestuesve do ta presin në rrugë eskortën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç kur ai do të vijë prej aeroportit.

Haradinaj ka reaguar pas këtyre lajmeve duke i quajtur “përralla”. Në një përgjigje për Gazetën Express, Haradinaj ka mohuar këtë duke thënë se ato media po i bëjnë fushatën Vuçiçit dhe i ka cilësuar si “përralla” raportimet.

“Po ia bëjnë fushatën Vuçiçit, janë përralla”, ka thënë ai për Gazetën Express.

Nga Kosova, në protestën e sotme në Tiranë publikisht është parë vetëm ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, e cila tha se “Ballkani i Hapur” është thikë pas shpine për Kosovën dhe shqiptarët, ndërsa i kërkoi kryeministrit shqiptar, Edi Rama ta anulojë, atë që ajo e ka quajtur “pakt” me presidentin serb.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.