“Berisha ka humbur etikën e komunikimit”/ PD: Shoqëria shqiptare të ndahet përfundimisht nga politika e vjetër









Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha për incidentin e ndodhur ditën e sotme në selinë blu.

Me anë të një reagimi zyrtar, PD thotë se Berisha e ka humbur etikën e komunikimit teksa i bën thirrje shoqërisë shqiptare që të ndahet nga politika e vjetër.

Sipas selisë blu, demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, dhe ata zgjedhin të ardhmen.

Njoftimi i PD-së:

Fyerjet dhe shpifjet ndaj zëdhënëses së PD janë dëshmi e qartë e mungesës se argumentave dhe etikës së komunikimit të Sali Berishës. Mënyrë komunikimi që e shfaqin shpesh dhe një pjesë e pakicës që e mbështesin. Shoqëria shqiptare duhet të ndahet përfundimisht nga politika e vjetër, nga gjuha e urrejtjes dhe e linçimit. Demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, ata zgjedhin të ardhmen!

Më herët, Berisha është akuzuar se është përgjegjës për incidentin ku u përfshinë disa gra simpatizante në selinë e PD. Sipas PD-së, Berisha  po tenton të heqë vëmendjen nga afera e inceneratorëve duke sjellë këto situata.

Nga ana e tij, Berisha deklaroi se ai ka qenë i pari që ka denoncuar aferat e tilla, dhe se situata ku u përfshi Evi Kokalari, Albana Vokshit dhe disa  simpatizantëve të PD-së nuk ka lidhje me heqjen e vëmendjes.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.