
Kryetari i PD Lulzim Basha ka pasur një prononcim të shkurtër për mediat teksa hyri në selinë e PD, ndërkohë që në stadiumin “Air Albania” do të niste Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha.
Kryedemokrati e quajti një “ditëlindje të thyer” këtë ditë të shënuar për PD-në, por dha mesazhin se pas kësaj ditë “PD do dalë e bashkuar dhe e vendosur për demokratët”
“Gëzuar 11 dhjetorin ditëlindjen e PD, ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë PD.
Nga kjo ditëlindje PD do dalë e bashkuar dhe e vendosur për demokratët”, tha Basha
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al