Berisha mbyll fushatën në Shkodër

berisha mbyll fushaten ne shkoder
berisha mbyll fushaten ne shkoder 1

20:05 04/03/2022

“Shkodranët do u presin faturën pengut dhe pengmarrësit”

Bastionin e demokratëve e përzgjodhi për të mbyllur fushatën elektorale të kandidatëve të koalicionit të Shtëpisë së Lirisë që garojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.

Shkodranet i ftoi të votojnë Bardh Spahinë si përfaqësues i opozitës së vërtetë, teksa ironizoi kryeministrin Rama dhe Lulzim Bashën të cilët në të njëjtin orar zhvilluan fushatën përmbyllëse nga qyteti verior.

Votën për kandidatët e Shtëpisë së Lirisë e sheh si hapje të rrugës për zgjedhjet e parakohshme dhe rikthimin e demokratëve në pushtet.

Ndonëse Ramën e Bashën i sheh humbës në zgjedhjet për Bashkinë e Shkodrës, Berisha u kujdes që tu japë një mesazh të fundit demokratëve. Sipas Berishës këtë zgjedhje janë jetike për demokracinë dhe rivendosjen e pluralizmit politik në vend.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts