Berisha në arrest shtëpie, avokatët e ish-kryeministrit ankimojnë masën

berisha ne arrest shtepie avokatet e ish kryeministrit ankimojne masen
berisha ne arrest shtepie avokatet e ish kryeministrit ankimojne masen

Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë ankimuar masën e sigurisë ;arrest’ shtëpie’ brenda afatit 5-ditor. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Sakaq mësohet se vendimi i arsyetuar ende nuk është zbardhur.

Kujtojmë se tre ditë më parë Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Sali Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa ku do të jetë me mbikqyrje periodike policore dhe duhet të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë. Gjithashtu i ndalohet komunikimi me persona që nuk janë familjarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts