Berisha në Tepelenë tregon çfarë i tha Alibeaj: Koha na thërret në betejë, Basha e ktheu partinë në bunker por selia po hapet për demokratët! Ka frymë pajtimi në bazë






Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në takim me demokratët e Tepelenës në Foltoren e radhës. Berisha u shpreh se sot koha i thërret demokratët në betejë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve.

Capture

“Me ushqimet nuk luhet. Është loja më e rrezikshme që bëhet. Ka vetëm një zgjidhje. Kompensimi i plotë i rritjes së çmimit të tyre. Një personalitet shkruante dje dhe bënte thirrje se po ndodhin shumë gjëra, ku janë demokratët. Koha na thërret në betejë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve nga papërgjegjshmëria e plotë. Ndaj dhe duhet të bashkohemi dhe të mobilizojmë fuqitë tona për një përballje të fuqishme. Kjo qeveri nuk Meriton asnjë ditë në pushtet.

Ai tha se PD kaloi një krizë dhe ish-kryetari Lulzim Basha tentoi ta kthejë selinë në bunker.  “Ne e kaluam një krizë dhe ish kryetari i PD dha dorëheqjen si e tha vetë ai për zhvillimet nga 9 shtatori deri sot. Unë ju them ju se asnjë demokrat i Tepelenës apo e Shqipërisë që gjatë këtyre muajve ndoqi në një mënyrë apo tjetër ish kryetarin nuk ka asnjë përgjegjësi për vendimin e 9 Shtatorit sepse ai nuk pyeti njeri. Nuk pyeti institucionet. Ndaj dhe askush nuk ka të drejtë të akuzojë tjetrin për këtë dhe as të pranojë të bëhet autori i një vendimi të tillë. Dje po hiqeshin dyert. A mund të imagjinoni. E ardhmja me bunker. A ishin normale apo nuk ishte normale, nuk mund të them.

Ai dha dorëheqjen. Ajo nuk nuk mund të bëhej kurrë. Selia po hapet për demokratët. Shtëpia jonë e përbashkët aty është. Prandaj të vini. Unë vlerësoj shumë frymën e pajtimit në bazë. Kjo frymë është edhe në qendër.  Unë para se të bëj një prononcim në seli unë takova palën që mendon ndryshe. Para se të dal me gazetarët. Këto fjalë u thashë. Por le të jemi të hapur. Në dialogun me Alibeaj më thotë me non grata nuk fiton PD. Prandaj duhet të japësh dorëheqjen. I them shiko edhe në vitin 1997, nuk kishte njeri që besonte se ne do fitonim por ja që fituam, erdhi viti 2005 dhe demokratët ia dolën të ndryshojnë Shqipërinë. Ta anëtarësojnë në NATO dhe sot jemi në NATO.

Dy ditë më parë Biden i çoi mesazh Putin për hapësirën e NATO-s. Ne arritëm TAP-in që para një jave dërgoi gaz jo rus në Perëndim. Beteja ime kryesore ishte anti ruse. Sepse ata kanë qenë me shekuj kundër nesh. Po të ishte Edi Rama e kishte pranuar 100 herë gazin rus. Si do merrnim ne gaz rus?! PD realizoi këtë. Dyfishoi rrogat. Solli Shqipërinë në moshën digjitale. Hoqi vizat. Imagjinoni ju sikur t’i përmbahesha parashikimeve të vitit 98 dhe të mos bëja përpjekje për kthimin e PD në pushtet”, u shpreh Berisha.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.