Berisha “non grata”/ Analiza e gazetarit amerikan: Burgu i Guantanamos nuk është aq i madh sa për të futur të gjithë politikanët rebelë të Ballkanit! Dikur SHBA e lavdëronte si reformator…






Gazeta amerikane “Boston Herald” i ka kushtuar një artikull vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, që e shpalli ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha person “non grata”.

berisha non grata

Në shkrimin e gazetarit politik, Peter Lucas, Sali Berisha përshkruhet si një person, të cilin SHBA-të e kanë konsideruar si reformator dhe si një udhëheqës, i cili do të bënte që vendi ta hidhte pas krahëve të shkuarën komuniste.

“Në mënyrë krejt ironike, njëherë e një kohë, Berisha është lavdëruar nga SHBA për faktin se konsiderohej si një reformator i cili po sillte ndryshime mjaft të rëndësishme në një vend i cili kishte qëndruar nën kthetrat e regjimit komunist për 40 vite me radhë”, thuhet ndër të tjera në analizën e gazetarit Lucas.

Më tej, Lucas ironizon duke shkruar se në Amerikë nuk po lejohen të hyjnë njerëz, ndërkohë që kufiri me Meksikën është i hapur, duke u futur edhe persona non grata.

“Nuk i lejohet hyrja në SHBA? Që kur kemi filluar t’u ndalojmë njerëzve të hyjnë në Amerikë? Kufiri ynë me Meksikën është i gjithi i hapur dhe shumë njerëz po hyjnë, qofshin ata non-grata apo jo. Ndërkohë që Berisha mund të jetë shënjestruar nga Departamenti i Shtetit, e vërteta është se burgu i Guantanamos nuk është aq i madh sa për të futur në të të gjithë politikanët rebelë të Ballkanit të cilët u bënë të pasur brenda natës. Persona non-grata? Kjo gjë vlen vetëm për disa”,  thuhet më tej në shkrim.

shkrimi i gazetes
Shkrimi i gazetes amerikane

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *