Berisha ‘non grata’ nga DASH/ Deklarata e fortë e Yuri Kim pas takimit me Bashën: Do ishte një ironi historike dhe tragjike nëse partia do hante bar për hatër të një deputeti








Kryediplomatja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka dalë me një deklaratë të fortë pas takimit që ka zhvilluar në selinë blu me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Mesazhi i ambasadores përçonte në mënyrë indirekte apelin që PD të distancohet nga deputeti i zgjedhur, ish-lideri historik i kësaj partie, Sali Berisha.

Duke iu referuar në fjalën e saj për gazetarët tërthorazi vendimit të DASH për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili u shpall familjarisht person non grata, Yuri Kim, tha se do të ishte “një ironi historike dhe tragjedi, nëse partia do duhet të hante bar për hatër të një deputeti të saj”.

Ambasadorja Amerikane tha se e ardhmja e vendit pret që të ketë bashkëpunim dhe Shqipëria të ecë përpara, “për këtë arsye ka vendime të vështira përpara për të gjithë”, theksoi Kim.

Deklarata e Yuri Kim:

“Do ishte një ironi historike e tragjike nëse partia do duhet të hante bar për hatër të një deputeti të saj. Në fakt shpresa jonë është që partitë të bëjnë përpara që bashkëpunimi ynë të ecë përpara, e ardhjma është në pritje të kësaj.

Për këtë arsye ka vendime të vështira përpara për të gjithë. Dhe shpresoj që njerëzit do kenë mundësi të shplodhen gjatë muajit gusht e të rikthehen të fresket e të ripërtërirë për atë që ka e ardhmja”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *