‘Berisha po ndihmon PD-në’, Mustafaj: Gjysma e protestuesve të 20 shkurtit të zhgënjyer nga Rama, opozita duhet të…

berisha po ndihmon pd ne mustafaj gjysma e protestuesve te 20 shkurtit te zhgenjyer nga rama opozita duhet te
berisha po ndihmon pd ne mustafaj gjysma e protestuesve te 20 shkurtit te zhgenjyer nga rama opozita duhet te

TIRANË – Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Besnik Mustafaj, në një intervistë në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, foli për një sërë çështjesh politike në vend. Mustafaj, duke folur për protestën e 20 shkurtit, deklaroi se gjysma e atyre që dolën në protestë, ishin qytetarë të zhgënjyer nga qeverisja e Edi Ramës. Ai tha se Sali Berisha, si lider historik i së djathtës shqiptare, e ka ndihmuar Partinë Demokratike.

“Protesta e 20 shkurtit ishte masive. Aty nuk kishte vetëm demokratë, por edhe persona të tjerë, që mendojnë se qeverisja e Edi Ramës është e keqe. Gjysma e protestuesve ishin qytetarë pa ngjyrime politike. Tirana është ajo që e bën protestën e madhe, qyteti dhe rrethinat. Protesta na tregoi se demonstrata mund të mbahet edhe pa qenë Sali Berisha në drejtim. Demonstrata tregoi se PD ka aparat funksional, që mund të vihet në lëvizje, pa qenë Berisha në bilbil, që dëgjohet edhe përtej masës së demokratëve. Edhe bashkimi i grupit të deputetëve i ka shërbyer demonstratës. Unë besoj se SPAK-un e mbështesin qytetarët. Protestuesit mbështesin Berishën për rastin e tij, por janë pro SPAK-ut. Rasti i Berishës nuk i bën nder SPAK-ut.  Sipas meje, Berisha po ndihmon ndjenjën e protestës tek demokratët. Zemërimi në parlament ka lidhje me faktin se nuk ngrihen Komisionet Hetimore, nuk besoj se ka lidhje me Berishën”, tha Mustafaj.

Bensik Mustafaj u shpreh se opozita e Berishës vuan nga një handikap. Sipas tij, opozita e kryesuar nga Sali Berisha duhet që të caktojë një figurë me personalitet, që e lidh me ndërkombëtarët.

“Vizita e një Sekretari të Shtetit nga SHBA-të është një event edhe për vende të mëdha. Nuk mund të pritej që Blinken të takonte Berishën. Opozita e Berishës duhet të caktojë një figurë, që e lidh me ndërkombëtarët. Duhet caktuar një njeri me personalitet. Kur kam qenë diplomat, ja përcillja Berishës gjithçka, me nuanca pozitive dhe negative. Sa i përket ardhjes së Zelenskyt, bën shumë mirë që vjen, por peshën që ka Shqipëria në arenën ndërkombëtare, nuk ka asnjë vlerë. Maxhoranca po qeveris si parti-shtet. Duke marrë parasysh sesi është gjendja aktuale politike, mund të themi se cilësia e demokracisë është për të dëshiruar”, tha Mustafaj.

Më tej, Mustafaj kritikoi Lulzim Bashën, duke u shprehur se ai është një politikan që nuk shkon në bazë.

“Enkelejd Alibeaj duket qartë se do të bëjë protagonistin tek Komisioni i Reformës Zgjedhore. Nuk e di si janë propozimet e tij. Unë kam qenë gjithmonë që Shqipëria të jetë një zonë dhe jo shumë zona. Lulzim Basha ishte kundër që të ketë një zonë zgjedhore. Ai tha se nëse vendosim kështu, të rinjtë dhe zonjat do e kenë vështirë të hyjnë në politikë e se fitojnë vetëm “të vjetrit”. Ky version i Bashës më është dukur i besueshëm. Por, Basha tani duket se po ndryshim mendim dhe e kam dëgjuar që ka thënë se është dakord që Shqipëria të jetë një zonë elektorale. Përpos tjerash, Basha është politikan që nuk shkon në bazë. Nëse ai mendon se ndërkombëtarët mund ta sjellin në pushtet, gabohet. Unë besoj se shoqëria shqiptare është pjekur për të marrë vendimet vetë”, deklaroi ai.

I pyetur nëse PD po shkon drejt rrënimit, Mustafaj u shpreh se kjo është tezë e përhapur nga maxhoranca. Sipas tij, PD është aty. Ai kritikoi edhe mediat, duke u shprehur se në asnjë vend të botës nuk ndodh që të kritikohet opozita e vendit.

“Unë besoj se kjo është ide, që i intereson maxhorancës. Protesta e 20 shkurtit tregoi se PD është aty dhe është e fortë. Në asnjë vend të botës nuk ndodh, që mediat e pavarura, të jenë kundër opozitës. Nëse nuk do kishte procese ndaj Donald Trump, askush nuk do të merrej me opozitën atje”, përmbylli Mustafaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts