Berisha prezanton kandidatin e Durrësit, Ardian Muka pa program. Premton ndërtimin e laboratorëve në Universitet, por ato s’janë në kompetencë të bashkisë








Ish-kryeministri Berisha prezantoi sot pasdite kandidatin e tij për Bashkinë e Durrësit Ardian Muka. Ky i fundit parashtroi idetë e tij për zhvillimin e qytetit ndërsa nuk ka treguar asnjë program konkret për Durrësin. Madje, kandidati Muka ka shkuar përtej kompetencave që ka posti i kryetarit të bashkisë së qytetit bregdetar.
Muka theksoi se ai do ta zhvillojë qytetin përmes ndërtimit të laboratorëve të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, gjë e cila sipas tij do të nxitë hapjen e bizneseve të reja.

Por, sipas ligjit për arsimin e lartë dhe universitetet, këto të fundit nuk janë në kompetencë të bashkisë dhe gëzojnë autonominë e tyre të vetadministrimit si dhe në raportin institucional që kanë me Ministrinë e Arsimit.

Kështu neni 3 i këtij ligji thekson se Liria akademike dhe autonomia e  institucioneve të arsimit të lartë. Institucionet e arsimit të lartë gëzojnë liri akademike, autonomi financiare, organizative dhe të përzgjedhjes së personelit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.  Liria akademike garantohet nëpërmjet së drejtës: a) për të organizuar veprimtaritë e mësimdhënies, ato kërkimore-shkencore, të inovacionit, si dhe veprimtaritë krijuese; b) për të hartuar dhe zhvilluar programet e studimit dhe për të përcaktuar fushat e veprimtarisë kërkimore-shkencore

ligjiii

Si mund ta zhvillojmë nxitjen ekonomike të qytetit. Kemi univeristetin ‘Aleksandër Moisiu”, në të cilin synojmë të ndërtojmë laboratorë si modele zhvillimi për hapjen e bizneseve të reja. Bashkia dhe Universiteti do të jenë aksionerë në këtë projekt. Të gjitha variantet nxjerrin fitues të drejtpërdrejtë, këdo që do të bëhet pjesë e këtij modeli nxitjeje, të bashkëpunimit dhe sipërmarrjes. Në këtë mënyrë është bashkia bashkë me universitetin që shndërrohen në promotorë të një axhende të re ekonomike dhe edukimi për qytetin”, u shpreh kandidati Muka duke mos marrë parasysh as ligjin për autonominë e universiteteve.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.