Berisha: Protesta nuk ka përfunduar! Do vazhdojë deri në realizimin e qëllimit. Ja mesazhi për Bashën








Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se protesta para PD-së nuk ka përfunduar dhe nuk do të ndalet deri në realizimin e qëllimit.

Beteja vazhdon. Më të vendosur se kurrë. Kjo ditë fakton se kauza jonë është një kauzë jetike për të gjithë shqiptarët”, tha Berisha.

I pyetur si do të përballet me shtetin dhe Bashën njëkohësisht, Berisha tha: “Janë e njëjta gjë. Ne i themi Bashës që bërë një gabim të tmerrshëm dhe do përgjigjesh. Nuk është ky përfundimi i protestës. Nuk ndalet më kurrë deri në realizimin e qëllimit”.

Ish-kryeministri u pyet se si do veprohet ndërsa selia është e rrethuar, duke u përgjigjur: “Është shndërruar në një bunker të shtetit. Ne e konsiderojmë shtëpinë tonë dhe do ta clirojmë, nuk është shtëpia e Edi Ramës”.

Ne jemi kundër dhunës. Ne u dhunuam”, u shpreh ai.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *