Berisha: Qeveritarët marrin 40% të fondit të tenderëve ryshfet! Do të bëjmë gjithçka për bashkimin e plotë të PD-së












MARIGLEN KUME/ Pas denoncimeve të ditëve të fundit për abuzimet me tenderë të bashkisë së Vaut të Dejës, ishKryeministri Sali Berisha udhëtoi në këtë zonë për të bashkëbiseduar me banorët e zonës.

sali berisha 8

Pasi dëgjoi shqetësimet e tyre, kryedemokrati akuzoi qeverinë se e ka bërë metodikë pune korrupsionin. Sipas Berishës, qeveritarët shqiptar marrin 40% të fondit të tenderëve ryshfet. Ndërsa fondet për bujqësinë nuk shkojnë te fermerët, por te patronazhistët.

“Në Shqipëri jepen 9 mln për bujqësinë dhe ato 9 milionë nuk i marrin ata që djersinë, por i marrin patronazhistët. Dhe kjo ka sjellë që nga viti 2018 e deri më sot, sipas statistikave të vetë zyrtarëve të qeverisë, të ketë lopë, të imta, 670 mijë më pak. Atëherë fëmijët tuaj largohen, shkojnë e punojnë në fermë në Greqi, Itali, Kroaci apo Mal të Zi. Dhe kjo mbjell dëshpërim. Pardje takova një mik dhe po më tregonte se kishte një administrator dhe i paguaja 60 mijë lekë ditën tha.

Iku, shkoi në Kroaci, dhe atje i takonte 50 mijë lekë. Po si iku? Iku se në Shqipëri nuk ka asnjë garanci, atje ka garanci, aty është i qetë planifikon dhe ecën para. Pra, janë të gjitha të bëra me dorë. 1 km rrugë që kudo në Eurpoë ndërtohet me maksimumi 3 milionë euro autostrada, këtu ndërtohet me 23-24 milion. Po të lexoni ju prokurimet, tenderat, do të shihni se që të gjitha janë në fondin maksimal, limit makismal. Është e gjitha pazar. Ndërtuesi thirret i thuhet: Me sa e ndërton ti këtë rrugë të këtij fondi? Të thotë me 60% jam në rregull. E ndërtoj dhe kam edhe fitim. Atëherë këtë 40% do ta marrësh dhe do ma kthesh mua. Fondet të gjitha dalin me çmime stratosferike.

Në vend që të rriten rrogat tuaja, në vend që të rriten pensionet, të subvencionohen prodhimet tuaja, paratë përfundojnë në xhepat e qeveritarëve dhe zyrtarëve”, tha Berisha teksa në krahë kishte deputetit Zef Hila, i cili iu bashkua së fundmi ish-Kryeministrit.

AKUZAT

Sipas ish-Kryeministrit Berisha, kryetari i qeverisë aktuale është edhe më i keq se diktatori Enver Hoxha. Sipas Berishës, Hoxha kishte në thelb nacional-komunizmin, ndërsa Kryeministri Rama sipas tij sillet si vasal. “Ishte sot (dje) në Këshillin e Europës dhe në Këshill mbajti fjalimin. Iu ngrit përfaqësuesi i Rumanisë dhe i tha; ne jemi asamble parlamentare, nuk jemi Prokurori këtu, prandaj tha pse ke frikë ti nga hetimi. Në fakt ai e kishte për udhëheqjen politike të Kosovës.

Por ju them një gjë, nëse Hashim Thaçi u zbrit nga avioni, shkaku kryesor janë qëndrimet e Edi Ramës dhe enturazhit të tij, të cilët vraponin për të bllokuar Gjykatën. Por Gjykata nuk bllokohet. Dhe tani sot, përsëri bëri skandalin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, dhe u ngrit tjetri e tha ke gabuar adresën, nuk jemi ne prokurori, por deputet. Ai i tha se ky ‘Ballkani i Hapur’ që ti e promovon këtu është kundër Kosovës, nuk e pranon Kosova. Pra, kudo që udhëton, udhëton si një antishqiptar i mirëfilltë”, tha Berisha.

BASHKIMI NË ZGJEDHJE

Nga Vau i Dejës, ishKryeministri u zotua se përballë kandidatëve të maxhorancës, opozita do të dalë e bashkuar. Ndërkohë, garatoj demokratët se do bëj të gjitha përpjekjet edhe për bashkimin e demokratëve.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur të dyja grupimet e deputetëve të PD, të Berishës dhe Alibeajt kanë caktuar një negociator, por që nga të dyja palët ka paragjykim dhe skepticizëm për sinqeritetin e vullnetit për bashkim. “Ne po ecim drejt zgjedhjeve. Këto zgjedhje kanë një rëndësi kritike për ne dhe për vendin. Kemi vendosur norma demokratike. Cilat janë këto? Vota juaj do përcaktojë deputetin, kryetarin e partisë, kryetarin e bashkisë dhe çdo gjë.

Sot i kemi dhënë fund kryetarokracisë dhe kemi vendosur vullnetin tuaj, kemi vendosur të anëtarëve të PD në vendimmarrje, në piedestal. Në këto zgjedhje që do të votoni për më të mirin tuaj, ne do të japim mundësi të votojnë edhe simpatizantët tanë. Por kush do t’i përcaktojë ata? Do t’i përcaktoni ju vetë, jo ne. Asnjë simpatizant nuk do të përcaktohet nga kryetari dhe as nga kryetari i partisë këtu.

Të gjithë do të regjistrohen nga ju, nga seksioni i PD-së. Ju i njihni ata, ju bashkëpunoni me ta, ju keni një jetë të tërë me ta, ju keni besimin me ta. Kjo na bën ne një forcë politike shumë më të fuqishme. Ne besojmë te vota se vota është vullneti i lirë. Në këto zgjedhje ne shkojmë me një praktikë të re, shkojmë të bashkuar. Ju garantoj se do të bëjmë gjithçka për bashkimin e plotë të PD në të gjitha aspektet. Do të bëjmë gjithçka për bashkimin e plotë të opozitës shqiptare, të shkojmë në zgjedhje me një kandidat dhe të fitojmë zgjedhjet e ardhshme siç e meritojmë”, tha Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *