“Berisha u përpoq të fshihet brenda PD”- Basha: E ka zënë frika nga Kuvendi i 18 Dhjetorit!









Kryetarti i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar hyrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha brenda selisë së partisë mëngjesin e sotëm.

 

Në një konferencë për mediat, Basha deklaroi se Berisha u përpoq që të fshihet nga shpallja non-grata duke u futur në seli.

“Banditë, njerëz me precedentë penalë. Me njerëz që ishin me xhepa të grisur kur erdhën dhe më pas u bënë milionerë. Deri më sot nuk ka ekzistuar asnjë organizatë antiamerikane. Pa ta nuk do e rrëzonim dot komunizmin. Nuk do të arrinim dot gjenocidin e KOsovës, as ta bënim të lirë dhe t ëpavarur. Pa ta nuk do të arrinim marrëveshjen e Ohrit. Pa SHBA, dhe me ndihmën e shteteve të BE, ky komb do të kishte një fat krejt ndryshe > Ne mund të fajësojmë sat ë duam për fajet tona. Shqiptarët nuk e meritojnë Edi Ramën. Ajo që pamë sot janë llumi I shoqërisë, llumi I PD, I vetëpastruar. I kam bërë nderin më të madh PD-së dhe shqiptarëve. Këto janë ditët e përçarjes me gënjeshtrat e tij të paturpshme. Hedh gënjeshtër pas gjënjeshtre dhe aty në Kuvend. Nuk ka lidhje me PD ajo që sapo mubluat në shkallët e partisë.

 Sot pamë një njeri të frikësuar nga Kunvendi I 18 dhjetorit. Gjithë demokratët pop resin që ky Kuvend,m bashkimi të japë një përgjigje të shkuartës dhe të japë një mesazh Shqipërisë dhe kombit tonë. Ne e dimë dhe e njohim rrugën në të cilën do të drejtojmë këtë vend. Do ta bëjmë sëbashku. Do ta shpalosim në një Kuvend të madh që do jetë Kuvend demokratësh. Me vërtetësi dhe pa falsitet. Siç e thashë, kemi një person të frikësuar nga KUvendi. Në përpjekje për tju fshehur non gratës, Berisha po përpiqet pas PD-së ose Brenda Selisë së PD. Ne ishim në punën tonë. Ne po bënim mbledhje me anëtarët e grupit të punës për zgjedhjet në FRPD dhe në Lidhjen demokratike të Gruas. Përpara për ne është Shqipëria” – tha Basha.

 

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.