“Berishës nuk i duhet thënë “ik”, por të dalë dikush tjetër”, Mustafaj: Bashkimi i demokratëve, prova më e madhe e Bashës

berishes nuk i duhet thene ik por te dale dikush tjeter mustafaj bashkimi i demokrateve prova me e madhe e bashes
berishes nuk i duhet thene ik por te dale dikush tjeter mustafaj bashkimi i demokrateve prova me e madhe e bashes

Besnik Mustafaj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, nga gazetarja Nisida Tufa në News24, komentoi zhvillimet brenda opozitës në vend dhe të ardhmen e liderëve të saj.

I pyetur nëse Sali Berisha duhet të rikandidojë sërish për kryeministër të vendit, ai u shpreh se sa i takon Berishës, ai ka thënë se zgjedhja e kryeministrit do hidhet me votë brenda partisë.

Sipas tij Berishës nuk duhet t’i thonë “ik” për të ardhur një figurë e re, por një lider tjetër duhet të dalë nga radhët e partisë.

Sa i përket kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Mustafaj tha se prova më e madhe për të si demokrat dhe lider do jetë vullneti që do tregojë ai për bashkimin e demokratëve.

“Në traditën e partive shqiptare nuk është caktuar asnjëherë qeveria hije. Ne jemi në një traditë mbi 30-vjeçare. Berisha për aq sa i takon, ka thënë që zgjedhja e kryeministrit do hidhet me votë brenda partisë.

Nëse del një tjetër, duhet të dalë nga aty, jo t’i themi Berishës ik ti dhe të vijë dikush tjetër. Nëse hidhet me votë duhet të ketë së paku 3 kandidatë.

Jo të gjithë e mbështesin Berishën, por grupi parlamentar është ai që ka bashkuar vullnetin e demokratëve.

Edi Rama nuk duhet të pengojë që ky grup të ketë fonde nga ato që parashikohen me ligj. Ai nuk duhet të ndërhyjë as për t’i përçarë ata. Për mua fajtor kryesor për gjendjen e opozitës është pushteti.

Nuk shoh se Basha ka një ndryshim, as mënyra e bërjes së politikës. Për mua prova e madhe për të si demokrat dhe lider është sa vullnet do tregojë për bashkimin. Ai vijon me përjashtimet, për mua po thellohet në gabime”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts