
14:34 24/11/2022
Rreth 140 mijë drita LED u vendosen ne 600 pemë dhe harxhojnë 30% më pak energji
Pas Parisit edhe Berlini ka ndezur dritat e Krishtlindjeve, edhe pse kriza energjetike në Evropë po kërcënon të prishë traditën e festave.
Rruga tregtare mĂ« e njohur e Berlinit, KurfĂŒrstendamm vezullon me 140,000 drita LED tĂ« vendosura mbi pothuajse 600 pemĂ«.
âPĂ«r ne Ă«shtĂ« traditĂ«, ky ndriçim ekziston prej shumĂ« dekadash. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse Ă«shtĂ« mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme, veçanĂ«risht nĂ« kĂ«tĂ« kohĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« krize, qĂ« tĂ« shkĂ«lqejĂ« pĂ«rsĂ«ri dhe tĂ« na japĂ« shpresĂ«,â tha Klaus-JĂŒrgen Meier , kryetar i Lobit gjerman tĂ« biznesit.
Dy muaj më përpara qeveria gjermane ofroi një paketë ndihme 200 miliardë Euro për të mbrojtur familjet dhe bizneset nga rritja e kostove të energjisë, në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës. Paketa përfshin vendosjen e një çmimi tavan për gazin dhe një plan për të hequr fitimet e papritura të kompanive të energjisë, të cilat janë goditur pak nga rritja e çmimeve.
Në Shtator, Senati i Berlinit miratoi gjithashtu masa të kursimit të energjisë që përfshijnë uljen e temperaturës në ndërtesat qeveritare dhe fikjen e dritave në monumentet kryesore si dhe në reklamat e bizneseve pas orës 22:00.
Dritat LED u zgjodhën për efikasitetin e tyre energjetik dhe është vendosur që të fiken herët, në orën 22:00. Ato harxhojnë 30% më pak energji sesa dritat që janë vendosur gjatë viteve të kaluara.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al