Berlusconi i zhgënjyer nga sjellja e Putin: E dija demokrat dhe njeri të paqes

09:01 10/04/2022

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi tha se ishte “thellësisht i zhgënjyer dhe i trishtuar nga sjellja e Presidentit rus Vladimir Putin.

Kur ka qenë në pushtet, Berlusconi ka mbajtur një miqësi të ngushtë me Putin, madje e ka ftuar për pushime në vilën e tij në Sardenja.

“E kam njohur rreth 20 vjet më parë dhe më është dukur një demokrat, një njeri i paqes”, tha 85-vjeçari miliarder gjatë një kongresi të partisë së tij Forza Italia.

Berlusconi ka shërbyer si kreu i qeverisë italiane 3 herë mes viteve 1994-2011 dhe ishte përmbajtur që të kritikonte Putin në publik.

“Rusia nuk mund të mohojë përgjegjësitë e saj përballë tmerrit të masakrave të civilëve në Bucha dhe vende të tjera, krimeve të vërteta të luftës”, tha ai të shtunën./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts