Berluskoni, i pafajshëm për një nga akuzat “Rubi-t”

18:34 22/10/2021

Gjykata e Sienës: Nuk i korruptoi dëshmitarët

Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni shpallet i pafajshëm për njërën nga tre akuzat për procesin “Rubi”, atë të korruptimit të dëshmitarëve.

Gjykata e Sienës vendosi ta lirojë 85-vjeçarin nga akuza se i kishte paguar pianistit Danilo Mariani, shuma të konsiderueshme për të dëshmuar në favor të tij. Gjykatësit thanë se faktet mbi të cilat ishte ngritur akuza, si pjesë e procesit të vitit 2013 nuk qëndronin. Procese paralele për të këto akuza po zhvillohen edhe në Romë e Milano.

Ky vendim e çon Berluskonin drejt pafajësisë së plotë për procesin e vitit 2013, ku Berluskoni ishte akuzohej për organizimin e festave të njohura ndryshe si “Bunga Bunga” me prostituta minorene në një nga vilat e tij në Sardenjë.

Ish-kryeministri deklaroi se nuk ishte në dijeni të faktit që në festë merrte pjesë edhe shtetasja marokene Karima el Marug, e cila në atë kohë ishte 17 vjeç. Në favor të tij kishte dëshmuar edhe pianisti Mariani që kishte qenë prezent në këto festa.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *