Bërnabiç: Shpresoj që dialogu të rifillojë në qershor, është në interes të popullit në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç dekkaroi se darka e organizuar nga ministri i Jashtëm i BE-së, Josep Borrell, për liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, është në interes të tërë regjionit. Bërnabiç tha se dialogu Kosovë-Serbi është në dobi të popullit që jeton në Kosovë, shkruan Express.

“Dialogu është në interes të Beogradit dhe Prishtinës, e jo vetëm për popullin që jeton në Kosovë dhe Metohi, por edhe në interes të të gjithë regjionit”, është shprehur Bernabiç, raporton rtv.rs
Ndër të tjera Bërnabiç tha se ajo shpreson që dialogu do të rifillojë në qershor.

Ajo theksoi se dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve është një nga gjërat nga të cilat varet stabiliteti rajonal.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *