Beshiktashi nuk pret Silvinjon, zyrtarizon Muçin në listën e Shqipërisë për EURO 2024

beshiktashi nuk pret silvinjon zyrtarizon mucin ne listen e shqiperise per euro 2024






























Pakkush kishte dyshime, por tashmë është zyrtare, Klubi i Beshiktash ka bërë të ditur se Ernest Muçi do të jetë i grumbulluar nga trajneri Silvinjo si pjesë e kombëtares shqiptare për pjesëmarrjen në Euro 2024.

muci

Trajneri Silvinjo do të bëjë publike këtë të hënë në orën 16:00 listën e kuqezinjve për grumbullimin përgatitor dhe pjesëmarrjen në Europian, por Beshiktashi i ka paraprirë brazilianit dhe FSHF-së. Klubi turk publikoi sot listën e emrave të lojtarëve të tij të grumbulluar nga përfaqësuesit në ditët e ardhshme dhe mes tyre nuk mund të mungonte emri i Muçit.

Fantazisti shqiptar ka qenë në një formë mjaft të mirë në këtë sezon, në pjesën e parë me Legian dhe në të dytën me klubin turk, ndaj pakkush kishte dyshime që do të ishte pjesë e grumbullimit të Shqipërisë. AI pritet të rivalizoje me Nedim Bajramin për një vend në mesfushën e Kombëtares, pasi Silvinjo i sheh këta dy lojtarë si të ngjashëm në tiparet e tyre në funksion të lojës së kuqezinjve.

WhatsApp Image 2024-05-26 at 5.53.19 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts