Besimi i konsumatorit në Eurozonë në nivelin më të ulët për të tretin muaj radhazi

Besimi i konsumatorëve në Eurozonë u përkeqësua për të tretin muaj radhazi duke shënuar nivelin më të ulët që nga marsi, sipas rezultateve paraprake të sondazhit mujor të botuar nga Komisioni Evropian.

Treguesi i besimit të konsumatorit ra në -8.3 nga -6.8 në nëntor, niveli më i ulët që nga marsi, kur rezultati ishte -10.8. Ekonomistët ishin në pritje të rezultatit -8.0.

Treguesi i besimit në vendet e BE-së zbriti në -9.6 nga -8.2 në muajin e kaluar, duke shënuar nivelin më të ulët që prej marsit.

Të dy treguesit tani janë nën nivelin e para pandemisë dhe i afrohen mesatares afatgjatë në të dyja fushat, tha komisioni.

Të dhënat e sondazhit u mblodhën nga data 1 deri më 20 dhjetor. Shifrat përfundimtare do të publikohen së bashku me të dhënat mujore të anketës mbi sentimentin ekonomik më 7 janar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.