”Besnikëria jonë s’mjafton”/ Komandanti ukrainas poston foton me Zelenskyn dhe ka një mesazh për Perëndimin: Është në dorën tuaj të na shpëtoni, dërgoni armë!

besnikeria jone smjafton komandanti ukrainas poston foton me zelenskyn dhe ka nje mesazh per perendimin eshte ne doren tuaj te na shpetoni dergoni arme
besnikeria jone smjafton komandanti ukrainas poston foton me zelenskyn dhe ka nje mesazh per perendimin eshte ne doren tuaj te na shpetoni dergoni arme

Komandanti i Brigadës së 36-të të Veçantë Detare, Serhiy Volyna, i është drejtuar me një mesazh NATO-s nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.  Duke postuar nje foto me presidentin Zelenski, ai ka kërkuar armatime që ushtria ukrainase të mund t’i bëjë ballë sulmeve të vazhdueshme të Rusisë.

“Unë jam Serhiy Volyna, Komandanti i Brigadës së 36-të të Veçantë Detare me emrin e admiralit Mykhailo Belinsky, po ju drejtohem nga Mariupoli i rrethuar. Ne nuk do të dorëzohemi dhe do të luftojmë deri në fund”, shkroi ai.

“Por besnikëria jonë ndaj betimit nuk mjaftoi për të çliruar Mariupolin. Ne kemi nevojë për armë të rënda. Është në fuqinë e BE-së dhe SHBA-së që të na e ofrojnë atë. Armët e rënda për mbrojtësit e Mariupolit do të shpëtojnë grupin ushtarak ukrainas. Mariupol mund të shpëtohet. Jemi gati të luftojmë deri në pikën e fundit të gjakut. Por ne duhet të dimë se bota ka bërë gjithçka që është e mundur për këtë. Atëherë jemi gati të bëjmë edhe të pamundurën për vendin tonë”, përfundoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts