Besojeni apo jo, PSG-ja paguan Nejmarin 500 mijë euro në muaj për një arsye të çuditshme





Nejmar është futbollisti i dytë më i paguar në botë dhe nuk është për t’u habitur duke marrë parasysh bonusin qesharak që PSG i paguan atij çdo muaj.

nejmar 4

Kur Nejmar u transferua nga Barcelona te PSG-ja në vitin 2017, transferimi theu rekordin botëror për lojtarin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave, duke arritur në 220 milionë euro, me rekordin e mëparshëm të vendosur në 105 milionë euro.

Nuk është çudi që braziliani është një nga lojtarët më të paguar në botë dhe pas transferimeve të kësaj vere, tani është i dyti pas vetëm shokut të ri të PSG -së, Lionel Mesit. 29-vjeçari fiton rreth 600,000 euro në javë, që është vetëm paga e tij bazë ku nuk përfshin shpërblime.

Sipas gazetës spanjolle ‘El Mundo’, Nejmar merr 541,680 euro bruto çdo muaj nga një ‘bonus etik’. Ish-lojtari i Barcelonës merr gjysmë milioni euro për të qenë “i sjellshëm, i përpiktë, miqësor dhe i disponueshëm për tifozët” dhe jo kritik publikisht ndaj PSG -së.

Kjo do të thotë që parisienët paguajnë rreth 6.5 milion euro çdo vit vetëm për Nejmar që shfaqet dhe “përshëndet e falënderon tifozët para dhe pas çdo ndeshje”. Gjithashtu, gazeta spanjolle ka zbuluar se deri më tani, Nejmar u ka kushtuar parisienëve 489 milionë euro, që është shumë më tepër se dyfishi i tarifës së tij të transferimit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.