“Besojmë në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit”- Presidenti Meta takim me kreun e PDK-së në Kosovë: Lufta rezultoi e drejtë dhe vendimtare









Gjatë vizitës së tij në Kosovë, presidenti i vendit Ilir Meta është takuar ditën e sotme me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

ilir meta

Përmes një postimi në facebook, ku ka shpërndarë disa pamje nga takimi, presidenti thekson se zhvilloi një bisedë të ngrohtë me eksponentët e lartë të PDK-së, ku ndanë të njëjtin qëndrim për domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve strategjike dhe vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës, në të gjitha fushat.

Gjithashtu gjatë takimit presidenti shprehu besimin e tij në pafajësinë e ish-presidentit Thaçi dhe ish-kreut të kuvendit Kadri Veseli, si dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tjerë të UÇK-së.

“Kënaqësi e madhe të takoja sot, në prag të Ditës së Flamurit Kombëtar, Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Në bisedën e ngrohtë dhe të hapur ndamë të njëjtim qëndrim për domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve strategjike dhe vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës, në të gjitha fushat.

Vlerësova kontributin e vyer të PDK për konsolidimin e institucioneve të Kosovës, shtetit ligjor dhe demokracisë, si dhe për vijimin e dialogut me Serbinë, përmes një platforme gjithëpërfshirëse.

Lufta e UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës, rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare, ndaj ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre”, shkruan Meta në facebook.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *