Beteja me prodhuesit e kriptomonedhave

20:40 23/09/2021

Në orët e fundit policia e Stambollit arreston 2 persona, sekuestrohen 157 milionë lira

Këto janë momentet kur forcat policore hynë në një ndërtesë ndërsa brenda gjejnë pajisje të shumta me anë të së cilave prodhohet kriptovalutë.

Në orët e fundit policia e Stambollit ka zhvilluar dy aksione të ndryshme në Atashehir dhe Fatih. Siç duket edhe në pamje forcat policore kanë arritur të sekuestrojnë 157 pajisje të cilat ndihmojnë për prodhimin e kriptoparave. Në një njoftim, është thënë se po ashtu janë konfiskuar rreth 257 milionë lira turke në të dyja vendet ku u zhivillua operacioni. Po ashtu 2 persona u vunë në pranga me akuzën se ushtronin këtë aktivitet.

Aksionet e policisë janë shtuar veçanërisht pas rastit Thodez dhe mashtrimit të bosit Faruk Fatih Ozer. Prokuroria e Anadollit ka hetuar disa raste ndërsa vetëm për rastin e Ozer ka lëshuar më shumë se 80 urdhër arreste. Shumë prej të arrestuarve janë familjarë dhe të afërm të 27-vjeçarit i cili u arratis nga Turqia në 20 Prill të këtij viti.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *